Është mbyllur pa incidente protesta e opozitës, pas orësh mosbindje civile. Opozita protestoi në 6 pika kryesore, nga Miloti në Levan, duke bllokuar akset rrugore.Prej orësh 17:00 deri në orën 20:00 mbështetësit e opozitës mbajtën të bllokuar ish-sheshin Shqiponja në Tiranë, Levanin, rrethrrotullimi i Bradasheshit, ai...
Është tensionuar protesta e opozitës te "Kthesa e Kamzës", ku edhe është stacionuar pjesa më e madhe e deputetëve demokratë dhe drejtuesit më të lartë të selisë blu.Teksa protestuesit janë rrethuar nga efektivë të shumtë të FNSH-së me skafandra, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është prononcuar për...
Policia u ka bërë thirrje protestuesve të opozitës të lirojnë rrugët. Drejtuesit e uniformave blu kanë përdorur megafonë për të kërkuar zhbllokimin e qarkullimit. Sipas tyre veprimet janë të dënueshme. “Lironi rrugën, veprimet tuja janë të dënueshme”, dëgjohet të thotë policia.Deri më tani efektivët nuk...
Opozita ka futur në kaos qarkullimin rrugor në vend. Sikundër ishte paralajmëruar, nyjet kryesore të lëvizjes në akset kryesore të vendit janë bllokuar, në kuadër të asaj që opozita e cilëson si mosbindje civile.Më konkretisht janë bllokuar akset: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës;...
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të zhvillojë sot protestën e radhës që ndryshe nga herët e tjera kanë bërë plan që ‘mosbindjen civile’ ta ndërmarrimin përmes bllokimeve të rrethrrotullimeve kryesore të vendit, duke nisur nga ora 17:00.Ata kanë paralajmëruar bllokimin e mbikalimit te Kthesa e Kamzës,...
I riu që shihni në foto është Kristi Balukja i cili humbi jetën pasi i shpërtheu në dorë tritoli që po i vendoste makinë së Renato Çepas.I riu nuk kishte precedentë të mëparshëm penal, ndërsa dyshohet se me shënjestrën kishin pasur një konflikt rreth një viti më parë.“Në vijim të informacionit të...
Durim Bami, i cili u arrestuar në Dubai, kërkon mos të dorëzohet në Shqipëri pasi thotë se i rrezikohet jeta. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Bami ka renditur emrat e njerëzve që sipas tij, kërkojnë ta vrasin në Shqipëri pasi ka komunikuar me avokatët e tij.Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u njoh...
SPAK merr të pandehur Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit, nën akuzën “shpërdorim detyre”.Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë, pasi Duro akuzohet se licencoi një biznes karburanti në Maliq, që ishte ndërtim pa leje.Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme...
Në orët e para të ditës së sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi kur një i ri 24-vjeçar u vra nga një shpërthim eksplozivi.Ai po përpiqej të vendoste një lëndë plasëse në një automjet, por shpërthimi ndodhi aksidentalisht dhe i mori jetën. Viktima, i cili ende nuk është identifikuar nga policia, dyshohet se mund...