Megjithëse ka mbushur plot 18 muaj qëshkurse zbriti për herë të parë në Rinas, Yuri Kim nuk e ka takuar ende asnjëherë deri më sot, Sali Berishën në Tiranë. Pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e sigurtë është se, nuk do të ndodhi më kurrë. Kjo është hera e parë që regjistrohet...
Sa më shumë që po i largohemi 25 prillit, aq më shumë po kristalizohen të ndara qartazi nga njëra-tjetra, edhe dy grupimet që simbolizojnë të djeshmen dhe të ardhmen politike të Shqipërisë. Në to bëjnë pjesë jo domosdoshmërisht ato që kanë votuar apo përfaqësojnë sot mazhorancën dhe opozitën. PS nga njëra anë...
Në sport sado i zoti që të jesh, mosha të limiton duke të detyruar që të “varësh këpucët në gozhdë”, atëherë kur disa njerëz mund të nisin për herë të parë karrierën politike. Sepse ndryshe nga sporti, politika kërkon edhe pjekuri e eksperiencë jete, për tu vënë në shërbim të shoqërisë. Megjithëse nuk...
Nëse në fjalimin e tij profetik të 11 qershorit 1991, Dritëro Agolli do u thoshte delegatëve të Kongresit të 10 të PPSH se një ditë e majta moderne shqiptare do udhëhiqet nga Edi Rama, me siguri që do ta kishin kryqëzuar në kuptimin e parë të kësaj fjale. “Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi janë pasqyrë e një...
Opozita shqiptare mund të jetë e vetmja në botën demokratike, që i ka të dyja partitë kryesore politike, prona private. PD është “prone” e Sali Berishës dhe e familjes së tij, ndërsa LSI dihej më herët se ka qenë, është dhe do të mbetet “prone” e Ilir Metës dhe e familjes së tij. Zhvillimet e fundit politike,...
Rezistenca e elitës së vjetër politike për të bllokuar me çdo mjet e çmim, shkatërrimin e të vjetrit dhe ndërtimin e sistemit të ri të drejtësisë, rezulton se nuk buronte nga një frikë e kotë. Sali Berisha dhe Ilir Meta i nxorrën partitë e tyre familjare jashtë sistemit politik e demokratik të vendit, për tiu bërë...
Ka një pafundësi arsyesh që i kanë çuar dy prej liderëve më jetëgjatë dhe më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit në Shqipëri, drejt një fundi pa lavdi, të karrierës së tyre politike. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë “takuar” në dhjetorin e 1990, kur u përballën me ish liderin komunist Ramiz Alia, derisa...
Ka një përpjekje tmerrësisht të sforcuar këto ditë, në formën e mobilizimt të ri nga aktorë dhe faktorë rreth Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të krijuar idenë e një konspiracioni të madh kundër tyre. Një “gjellë” e gatuar në Tiranë, nga mendje që ia kanë dalë të manipulojnë në bashkëpunim me Xhorxh...
Adriatik Llalla zbuloi pa dashje publikisht, mënyrën sesi jo vetëm ai por edhe Sali Berisha, dëshirojnë që shqiptarët ta lexojnë vendimin që SHBA ka ndërmarrë përmes Departamentit të Shtetit për ti shpallur “non grata”. Të gjithën këtë nuk duan ta shohin si një masë “in extremis”, pas një procesi skrupuloz...