• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Si e prekën fundin pa lavdi Sali Berisha dhe Ilir Meta
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Si e prekën fundin pa lavdi Sali Berisha dhe Ilir Meta

9 June, 2021 Redaktor1 OP-ED

Ka një pafundësi arsyesh që i kanë çuar dy prej liderëve më jetëgjatë dhe më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit në Shqipëri, drejt një fundi pa lavdi, të karrierës së tyre politike. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë “takuar” në dhjetorin e 1990, kur u përballën me ish liderin komunist Ramiz Alia, derisa njëri e zëvendësoi pak muaj më vonë, ndërsa tjetri i ka ditët të numëruara për të dalë nga zyra e tij, pasi sot Parlamenti votoi për shkarkimin e tij si President i Republikës.

Ironia e madhe e jetës është, se si Sali Berisha që u vu shpejt në krye të PD, ashtu edhe Ilir Meta që u bashkua më vonë me PS, kërkonin të njëjtën gjë. Njëri nga pozicioni i pedagogut dhe tjetri nga ai i studentit, ishin të pakënaqur me udhëheqësit e përjetshëm të një pushteti monist. Derisa ata që u ngritën dje për ardhjen e pluralizmit në grahmat e fundit të monizmit, janë shndërruar sot të vetmit liderë monistë në pluralizëm!

Ja ku kemi ardhur natyrshëm tek shkaku themelor që po i çon dy politikanët më jetëgjatë të postkomunizmit shqiptar drejt një fundi katastrofal. E ajo lidhet me kohën. Të qenurit në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, ishte ajo që ia shënjojë fillimisht, si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës karrierën brilante politike që bënë më pas. E tani është sërisht koha, ajo që po i nxjerr ata jashtë, sepse janë shndërruar pa kuptuar në liderët e gabuar të një etape të re në historinë e Shqipërisë.

Në politikë si kudo tjetër, për të arritur në majë, ka një kohë për të hyrë por ka edhe një kohë për të dalë. Ka një kohë për tu ngjitur, por ka edhe një kohë për të zbritur. Ka një kohë për të folur, por ka edhe një kohë për të heshtur. Ka një kohë për të lulëzuar, por ka edhe një kohë për tu vyshkur. Ka një kohë të lavdishme, sikundër ka edhe një kohë të palavdishme. Ka një kohë kur duhet të thuash po, e ka gjithashtu një kohë tjetër për të thënë jo.

Nëse nuk arrin që ta gjesh këtë ekuilibër, që ti japësh gjërave të tua veç kohën që meritojnë, atëherë nëse ti nuk ikën vetë është ajo që të nxjerr jashtë. E nëse ti nuk arrin që ti zbatosh ligjësitë e kohës në politikë, ajo që dikur tu bë aleatja më e madhe, të shndërrohet në një sekondë të vetme në armikun tënd më të madh e të përjetshëm. Sepse siç ka thënë Winston Çhurchill “politika është eksituese sa lufta, e pothuajse po aq e rrezikshme. Politika nuk është lojë, por biznesi më serioz”!

Duke mos e kuptuar dot kohën e tyre, pasi i humbën instiktet e mbijetesës rrugës nëpër labirinthet e korrupsionit dhe krimeve që sjell çmimi i qëndrimit me çdo kusht në pushtet, Sali Berisha dhe Ilir Meta tentuan që ta shndërronin politikën në një lojë. Në një nga ato lojërat ku topi duhej të ishte gjithmonë vetëm i tyri dhe penalltinë ta gjuanin vetëm ata, ndërsa shqiptarët donin apo nuk donin ishin të detyruar ose ti shihnin ose ti braktisnin.

Duke mos nxjerrë asnjë mësim nga e shkuara, që ishte bërë sebepi për ti futur në skenën e madhe politike, ata nisën që të ndërtonin një të ardhme që mund të na çonte kudo përveçse jo tek zbatimi në praktikë i parrullës së famshme që pushtoi 3 dekada më parë sheshin e Qytetit Studenti dhe më pas ato të të gjithë vendit: E duam Shqipërinë, si gjithë Europa! Derisa erdhëm sot tek realiteti se si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, kanë nga një parti politike personale që e trajtojnë si ta kishin pronë familjare.

Ndaj kur sot themi PD, nënkuptojmë Sali Berishën. E kur themi LSI, nënkuptojmë Ilir Metën. Nga prona publike të demokracisë, nga vlera të pluralizmit, nga pasuri të sistemit të lirisë ato u shndërruan në bunkerët e liderëve të tyre realë që po i përdorin prej kohësh si mburoja për mëkatet e së shkuarës dhe hallet e së tashmes. E për tia dalë me sukses, për të qeverisur të pakufizuar në kohë dhe hapësirë, prej vitesh e vitesh punuan e ia dolën që të mernin peng prokurorinë dhe sistemin gjyqësor. Ndaj çfarëdo shkelje ligjore dhe kushtetuese që të bënin, ata flinin të qetë, sepse në derën e tyre nuk do të trokiste kurrë drejtësia!

E kur koha thirri në skenë reformën më të thellë të shtetformimit modern që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë në këto 30 vitet e fundit, me ndihmën e pakursyer të SHBA dhe BE, Sali Berisha dhe Ilir Meta kuptuan se koha e tyre kishte mbaruar. Por nuk donin ta pranonin, ndaj bënë gjithçka për ta ndalur, e mundësisht për ti kthyer edhe njëherë akrepat e orës së saj mbrapsht.

Tani që SHBA e ka shpallur Sali Berishën e familjen e tij “non grata”, u kuptua se akuzave për korrupsion, iu bashkangjit edhe ajo e përpjekjeve për të minuar demokracinë. Ndërsa Ilir Meta, u shkarkua si President i Republikës, nga Parlamenti. Si i pari që u mor në Washington, ashtu edhe i dyti që u votua në Tiranë, janë vendime që aplikohen për herë të parë për këto nivele politike në historinë e Shqipërisë. Prova më e pakundërshtueshme kjo, se kur nuk arrin ta kuptosh momentin që duhet të ikësh vetë, e ke të sigurtë fundin pa lavdi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE PSE 54 VJEÇ, NUK NDALET SË STËRVITURI/ Legjenda Tyson rikthehet në ring: Konfirmohet dueli
Previous article NDODH E PAPRITURA/ UEFA tërhiqet nga lufta me Reali, Juventus dhe Barcelona. Ja komunikata zyrtare...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT