• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ A ishte “KËRCËNIM” edhe për Shqipërinë Qasem SOLEIMAN, lideri i forcave terrroriste QUDS?
Home
Ekskluzive

VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ A ishte “KËRCËNIM” edhe për Shqipërinë Qasem SOLEIMAN, lideri i forcave terrroriste QUDS?

5 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive

Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleiman në Irak nga forcat amerikane ka ndikuar në politikat e sigurisë së vendeve evropiane si dhe tek pocia e vendit tonë.

Ditën e djeshme, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ardi Bita deklaroi për “AlpeNews” se “masat e sigurisë në vend meren në përputhje me vlerësimet e bëra nga institucionet përgjegjëse të vendit dhe të atyre partnere dhe aleate jashtë tij.  Policia e shtetit dhe agjencitë e tjera të sigurisë janë në krye të detyrës dhe të gatshme për të plotësuar detyrat e tyre.

Gjenerali Qasem Soleiman ishte i njohur edhe për policinë Shqiptare. Vendimi për pranimin e 3 mijë muxhahedinëve në Shqipëri, të cilët u vendosën në zonën e Tiranës dhe Manzës e cila u vu në shenjestrëne gjeneralit iranian. Disa muaj më parë drejtori i policisë së Shqipërisë Ardi Veliu doli në një konferencë, për mediat ku foli për një celulë terrroriste të forcafe QUDS, e cila ishte zbuluar nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. (klikoni linkun)

Po çfarë janë Forcat QUDS që drejtoheshin nga gjenerali Qasem Soleimani:

Froca Quds, janë një njësi brenda Gardës Revolucionare Iraniane, e cila ka për mision të kryejë aktivitete spiunazhi dhe luftarake të fshehta dhe është përgjegjëse për operacionet e kryera nga Irani jashtë territorit të vet.

Komandanti i saj është Gjeneral Major Qasem Soleimani i cili u vra nga Amerika. Organizata është shpallur si terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 2007, duke i ndaluar çdo shtetasi amerikan të ketë kontakte me këtë organizatë. SHBA vendosi të fusë në listën e organizatave terroriste edhe Gardën Revolucionare Iraniane.

Sipas inteligjencës perëndimore, Frocat QUDS mbështesin aktorë “jo zyrtarë” aleatë të Iranit, si Hezbollah, Hamas dhe Xhihadistët Islamikë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, por edhe rebelët Huthi në Jemen dhe militantë të tjerë shiit në Irak, Siri dhe Afganistan.

Analistët e shërbimeve perëndimore nuk kanë dalë në një përfundim të madhësisë së saktë të Forcave Quds, por mendohet se numri i tyre shkon deri në 20 mijë. Komandanti i Forcave QUDS raporton vetëm te Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei.

Forcat QUDS janë krijuar gjatë luftës Iran-Irak, duke i ofruar fillimisht mbështetje kurdëve që luftonin kundër Saddam Hussein-it. Më pas nisën të zgjeronin aktivitetin e tyre edhe në vendet fqinje si Afganistani dhe dhjetëra vende të tjera.

Kujtojmë se disa muaj më parë, kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe nje zyrtar tjetër duke i akuzuar për shkelje të sigurisë kombetare. (klikoni linkun)

AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Të gjitha misteret e eleminimit të Soleimanit
Previous article "DO T’I KËRCEJA NË PREHËR"/ Rasheli shpreh hapur pëlqimin për Robert Berishën

k.autor

Postime të ngjashme

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan Aktualitet

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator Aktualitet

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT