• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Të gjitha misteret e eleminimit të Soleimanit
Home
Nderkombetare

VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Të gjitha misteret e eleminimit të Soleimanit

5 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Sapo kishte kaluar mesnata, kur një aeroplan nga Siria u ul në Bagdad, kryeqyteti i Irakut i cili isihte tronditur nga protestat për disa ditë me radhë. Ndodheshin dy figura kryesore të politikës së jashtme iraniane në atë avion: gjeneral Qassem Soleimani, komandant i Forcave të Kudsit dhe Abu Mahdi al Muhandis, udhëheqës i milicisë shiite Hashed.

Gjenerali ka qenë prej kohësh në shënjestër të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Vetëm disa muaj më parë, në gusht, Tel Avivi ishte përpjekur ta eleminonte, por pa sukses. Me sytë tinzarë dhe mjekrën gri të zbukuruar mirë, Soleimani di si të lëvizë me kujdes.

Ndonjëherë lëviz pa lënë gjurmë; herë të tjera shfaqet në vijën e parë për t’u dërguar një mesazh armiqve të vendit të tij, siç ndodhi kur u përjetësua në foto në rrugët e Alepos teksa, jo shumë larg prej aty, po zhvillohej beteja kundër milicive xhihadiste të Al Nusras. Gjenerali iranian e dinte se si të përdorte dritat dhe hijet. Ai e njihte fuqinë e imazheve. Dhe propagandës.

Kur ulet në Bagdad ai është i qetë: e njeh mirë Irakun dhe nuk ka frikë prej tij. “Ndoshta”, – shkruan Guido Olimpio në Corriere della Sera – “Soleimani e konsideronte veten të mbuluar nga imuniteti, ai kishte takuar shpesh amerikanët në Irak dhe nuk e kishin prekur”. Natën e kaluar, megjithatë, diçka ndryshoi dhe Soleimani u bë një shënjestër që duhej eleminuar. Menjëherë. Imuniteti i pretenduar që e mbronte atë u hodh në erë. Si ka mundësi?

Vdekja e gjeneralit është ende e mbuluar nga disa mistere. I pari: ende nuk është e qartë se cila ishte detyra e tij e vërtetë në Bagdad, por është e drejtë të supozohet se kishte të bënte me protestat që, në ditët para mbërritjes së tij, kishin shënjestruar Ambasadën Amerikane dhe kishin zhytur Shtëpinë e Bardhë në makthin e një Bengazi të ri, domethënë sulmin ndaj selisë diplomatike amerikane në Libi në vitin 2011, që përfundoi me vdekjen e Ambasadorit Chris Stevens. A ishte Soleimani me të vërtetë atje për të nxitur turmën dhe për të zbatuar një plan për eleminimin e diplomatëve amerikanë, siç tha Presidenti Donald Trump, apo ai po kërkonte një mënyrë, falë ndikimit së tij, për t’u dhënë irakenëve këshilla më të buta?

Dhe më tej: si u bë e mundur pikasja dhe identifikimi i Soleimanit? Me shërbimet e zbulimit, natyrisht. “Rindërtimet supozojnë një mbikëqyrje shumë të ngushtë nga Shtetet e Bashkuara, me përgjime dhe përdorimin e shumë aeroplanëve spiunë që patrullojnë vazhdimisht zonën. Ata e gjurmuan për të siguruar që ai ishte me të vërtetë njeriu në makinë. Ka të ngjarë që ata të kishin konfirmime direkte nga informatorët dhe “sytë në terren”, në afërsi të aeroportit për të shmangur gabimet”, shkruan Corriere. Por të kujt ishin “sytë” që panë të ulej gjenerali dhe lajmëruan amerikanët? Lojtarëve të shumtë dyfishtë në terren? Apo, siç u spekulua, a ka pasur një rrjedhje të brendshme, “nga pala irakene e lidhur me milicitë pro-Hezbollahut, apo edhe nga vetë pala Iraniane”?

Në fund, postimi i parë në Tuiter i Trumpit pas vrasjes së shënjestruar të Soleimanit: një flamur i thjeshtë amerikan, pa asnjë koment. Një sjellje e pazakontë nga ana e presidentit të SHBA, i mësuar me tone më të fortë, dhe ndonjëherë edhe të tepruar. Presidenti tha se “veproi për të ndalur një luftë, jo për ta filluar”. Ajo që do të ndodhë në orët e ardhshme do të konfirmojë ose përgënjeshtrojë Trumpin. Dhe ndoshta do të na ndihmojë të kuptojmë se si – dhe mbi të gjitha përse – u vra Soleimani.(Inside Over – Bota.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Kur celula terroriste e Qassem Soleimani-t do të godiste edhe në Shqipëri
Previous article VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ A ishte "KËRCËNIM" edhe për Shqipërinë Qasem SOLEIMAN, lideri i forcave terrroriste QUDS?

k.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT