• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!
Home
Aktualitet
Kronikë

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

26 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një muaj pas sulmit me dronë ndaj anijes së mallrave AROYAT në Detin e Zi, Erkan Nika, 28-vjeçari shqiptar që punonte si inxhinier i dytë në bord, vijon të rezultojë i zhdukur.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se familja e tij përsërit apelin drejtuar shtetit shqiptar, shqiptarëve kudo që ndodhen dhe autoriteteve të vendeve përreth Detit të Zi, me shpresën për të mësuar fatin e të riut.

Në një njoftim të ri, familjarët e Erkan Nikës bëjnë të ditur se ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e 28-vjeçarit.

Sipas familjes, nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bordin e anijes, 15 u shpëtuan, ndërsa Erkan Nika mbetet i vetmi i zhdukur.

Familjarët bëjnë me dije se në fillim të tetorit autoritetet turke kontrolluan anijen, por Erkani nuk u gjet dhe nuk u gjetën as sende që i përkisnin atij.

Pavarësisht kohës së kaluar, familja shpreson që 28-vjeçari të jetë ende gjallë dhe kërkon që asnjë mundësi të mos përjashtohet. Sipas tyre, ai mund të ndodhet në një qytet portual në Rusi, Gjeorgji apo në një vend tjetër, i plagosur, pa ndjenja, i shtruar në spital ose ende i paidentifikuar.

Familja Nika u bën thirrje spitaleve, institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve portuale dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe Turqi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për persona të paidentifikuar, të plagosur apo individë të shpëtuar ose të gjetur në zonat bregdetare.

Apeli u drejtohet edhe institucioneve shqiptare dhe shqiptarëve kudo në botë, në përpjekje për të siguruar çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të riut.

Familjarët kërkojnë që çdo e dhënë, sado e vogël, të bëhet e ditur, pasi mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të Erkan Nikës.

Në njoftimin e tyre, familjarët kërkojnë nga kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e 28-vjeçarit, ose që mendon se mund ta ketë parë, të kontaktojë vëllain e tij, Erizon Nika.

Erkan Nika punonte si inxhinier i dytë në anijen turke të mallrave AROYAT, e cila u sulmua me dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve ruse. Që prej ngjarjes, familja vijon të kërkojë informacion për fatin e tij, ndërsa shpreson që apeli i përsëritur të ndihmojë në gjetjen e 28-vjeçarit.

Apeli:

“Rinjoftim: Shtetit Shqiptar e shqiptarëve kudo qe ndodhen.

Emri dhe Mbiemri: Erkan Nika

Shtetësia: Shqiptare

Pozicioni: Inxhinier i Dytë i Anijes

Anija: AROYAT (Firma Turke)

Data e Ngjarjes: 25 Shtator 2026

Më 25 shtator 2026, anija AROYAT u sulmua nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rusisë.

SOT NJE MUAJ 25.Tetor 2026

İnginer i Dytë i anijes, Erkan Nika, vazhdon të jetë i zhdukur dhe nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord, 15 janë shpëtuar.

Ne fillim të Tetorit nga autoritetet Turke u kontrollua Anija. Nuk u gjet Erkan Nika dhe asgje qe i perket atij.

Deri më sot, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e tij.

Ne besojmë se mundësia që Erkani të jetë ende gjallë nuk duhet të përjashtohet. Ai mund të ndodhet në ndonjë qytet portual të Rusisë apo Gjeorgjisë, ose në ndonjë vend tjetër, ndoshta i plagosur, pa ndjenja, i shtruar në spital ose ende i paidentifikuar.

U bëjmë thirrje urgjente spitaleve, institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve portuale dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe Turqi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, persona të plagosur apo individë të shpëtuar ose të gjetur në zonat bregdetare.

Nëse keni çfarëdo informacioni për vendndodhjen e Erkan Nikës, ose mendoni se mund ta keni parë diku, ju lutem më kontaktoni mua, vëllain e tij Erizon Nika WhatsApp 00905342468381”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

GJYQI PËR ERVIS BERBERIN/ Paraqiten në GJKKO dy ish-vartësit e Belinda Ballukut Aktualitet

GJYQI PËR ERVIS BERBERIN/ Paraqiten në GJKKO dy ish-vartësit e Belinda Ballukut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT