• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!
Home
Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

26 October, 2026 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të zhvilluara këtë të diel, më 25 tetor, duke deklaruar se lista e studentëve ka siguruar shumicën në Parlamentin e ri.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve pas mbylljes së qendrave të votimit, Vuçiç bëri të ditur se rezultatet nuk janë ende përfundimtare, por sipas të dhënave paraprake të bazuara në një mostër statistikore, Lista studentore pritet të marrë nga 135 deri në 140 mandate në Parlamentin me 250 vende.

“Nuk kemi rezultate përfundimtare. Shumë do të habiten dhe do ta kuptoni sa shumë gënjyen disa dhe çfarë shpikën. Dua t’ju informoj se, bazuar në mostrën e stratifikuar, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb tha se lista e studentëve ka fituar zgjedhjet, ndërsa forca e tij politike ka siguruar rreth 105 mandate.

“Lista e studentëve-bllokues fitoi. Ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105”, u shpreh ai.

Sipas Vuçiçit, në Parlament pritet të përfaqësohen edhe pakicat kombëtare. Ai përmendi tre mandate për përfaqësuesit e hungarezëve të Vojvodinës dhe një mandat për shqiptarët.

Duke iu referuar numrit të votave, presidenti serb deklaroi se lista studentore ka marrë rreth 2.2 milionë vota, ndërsa forca e tij politike rreth 1.72 milionë.

Vuçiç theksoi se këto shifra bazohen në vlerësime paraprake dhe se rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur.

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë kishin të drejtë vote 6,451,292 qytetarë. Procesi u zhvillua në 8,392 qendra votimi, të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Në garë morën pjesë 18 lista zgjedhore, me gjithsej 2,418 kandidatë për 250 vendet e Parlamentit.

Pas mbylljes së qendrave të votimit ka nisur numërimi i votave, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i rezultateve nga Komisioni Republikan Zgjedhor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!
Previous article E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT