• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËBIMI I DY DIPLOMATËVE IRANIANË/ VOA: U përfshinë në veprimtari të dyshimta të ekstremizmit dhe shkelën…
Home
Politikë

DËBIMI I DY DIPLOMATËVE IRANIANË/ VOA: U përfshinë në veprimtari të dyshimta të ekstremizmit dhe shkelën…

20 December, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Shqipëria shpalli persona të padëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete, që cënojnë sigurinë e vendit.

 

Lajmin e konfirmoi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendimi u mor në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Këshilltari për sigurinë i presidentit të SHBA-ve, John Bolton, reagoi në Twiter për ngjarjen:

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke u treguar udhëheqësve të Iranit që mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi përkrah zotit Rama dhe popullit shqiptar teksa ata kundërshtojnë sjelljen e padëshiruar të Iranit në Europë dhe në gjithë botën” – shënoi zoti Bolton.

Shpallja persona non grata e diplomatëve iranianë mendohet se ka të bëjë me shkeljen e statusit të diplomatit dhe me veprimtari të dyshimta si pjesë e ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e vuri theksin në Twit-in e tij tek sanksionet ndaj Iranit.

“Përgëzoj dëbimin nga kryeministri Rama të dy agjentëve iranianë, që planifikuan sulme terroriste në Shqipëri. Vendet europiane kanë parandaluar tre komplote iraniane të planifikuara vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar për sanksionet ndaj regjimit të Iranit, deri sa ai të ndryshojë veprimtarinë shkatërrimtare” – e shkroi sekretari Pompeo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BREXIT"/ Anglia bën gati planin, ja si do reduktohen emigrantët
Previous article E ADHURONI NGJYRËN ROZË? Ja si të bëni një grim të bukur me të (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT