• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDOSJE DHE SHPËRTHIME ME EKSPLOZIV/ Ndalohet në Greqi i shumëkërkuari Ralf Feruku, miku i Alket Rizait
Home
Aktualitet
Kronikë

VENDOSJE DHE SHPËRTHIME ME EKSPLOZIV/ Ndalohet në Greqi i shumëkërkuari Ralf Feruku, miku i Alket Rizait

31 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërkuar për vrasje. Ralf Feruku, 48-vjeç nga Melani i Dibrës është ndaluar në Aeroportin e Athinës. Kontrolli në sistem zbuloi se ndaj tij kishte një urdhër ndalimi dalje nga Greqi si dhe një urdhër arresti për “vrasje me qëllim” dhe “shpërthim eksplozivi”.

Konkretisht ai akuzohet për ngjarjen e 29 dhjetorit 2014 në rrugën kombëtare “Attiki”, në afërsi të aeroportit të Athinës, ku në ecje e sipër ka shpërthyer me eksploziv automjeti tip “SMART” me targa IMT-2460 duke lënë të vdekur drejtuesin e mjetit shtetasin Aleks Rapo 35-vjeç dhe duke plagosur rëndë pasagjeren Maria Lamja atëherë 26 vjeç, me origjinë nga Tirana.

Në banesën e 35-vjecarit të vrarë në “Ag. Dimitrios” policia gjeti pistoleta, një revole, 103 fishekë dhe një granatë. Ai kishte precedentë të mëparshëm për trafik droge, armësh dhe njerëzish, ndërsa u arrestua në vitin 2004 në Selanik dhe u dënua me tetë vjet burg. Ai u lirua katër vjet më vonë nga burgu i Larisës. Rapo ndërkohe, siç shkruhet më vonë ne disa media për të, ishte i përfshirë në grabitjen me shpërthim të ATM-ve me metodën “plofkraak” dhe mbante marrëdhënie me një bodyguard të vjetër në Iliupoli. Ky i fundit ishte akuzuar për çështje droge dhe trafik dhe shfrytëzim femrash. Ai kishte marrëdhënie dhe me njerëz te grupit të Arber Bakos, i cili u vra në burg disa vite më parë nga pjesëtarë të të njëjtit grup.

Kush është Ralf Feruku

Ralf Feruku u shpall në kërkim për vrasjen e Rapos vetëm në vitin 2022. Prokuroria greke e identifikoi si autor të vrasjes Ferukun, pasi ky i fundit një natë para ngjarjes kishte përdorur mjetin tip “Smart” të Aleks Rapos por edhe në baze të disa indicieve të tjera. Feruku në të kaluarën është akuzuar për dy vrasje në Pire dhe në një burg në Kretë, si dhe ka marrë pjesë gjithashtu në një përleshje me bashkatdhetarët e tij jashtë një klubi ku është vrarë një biznesmen në vitin 2019. Përveç kësaj, ai është akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij në vitin 2017 në Glyfada, por ai u shpall i pafajshëm.
Në Greqi Ralf Feruku njihet edhe si “Taqi shqiptari” apo “Noti”.

Ralf Feruku u arrestua nga policia ne 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pak ditë me leje nga burgu. Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Roland Shembitrasit dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017. Pas arrestimit, Feruku u mbajt ne burg deri në 12 prill 2021 kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA E FIERIT ME "DORË TË HEKURT"/ Në një muaj 29 drejtues mjetesh të arrestuar, 61 patenta të pezulluara
Previous article PO SHKËMBENIN KANABIS NË PARKINGUN E NJË QENDRE TREGËTARE/ Kapen mat 4 të rinjtë në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT