• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA E FIERIT ME “DORË TË HEKURT”/ Në një muaj 29 drejtues mjetesh të arrestuar, 61 patenta të pezulluara
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA E FIERIT ME “DORË TË HEKURT”/ Në një muaj 29 drejtues mjetesh të arrestuar, 61 patenta të pezulluara

31 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore e Fierit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit janar, janë vënë në pranga 29 drejtues mjetesh, nga këta 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar 61 leje drejtimi.

Kontrollet e shtuara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat, gjatë muajit janar, janë ndëshkuar administrativisht në total 8243 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

5334 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

512 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

796 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

114 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

70 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësi të këmbësorëve;

294 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ I dënuar me mbi 3 vite burg, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 39-vjeçari nga Lezha
Previous article VENDOSJE DHE SHPËRTHIME ME EKSPLOZIV/ Ndalohet në Greqi i shumëkërkuari Ralf Feruku, miku i Alket Rizait

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT