• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANET KUNDËR PËRMBYTJEVE/ Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet
Home
Aktualitet
Kronikë

PLANET KUNDËR PËRMBYTJEVE/ Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

21 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këshilli i Ministrave ka përgatitur një projektvendim të ri që vendos standarde të qarta dhe të unifikuara për menaxhimin e burimeve ujore, me një fokus të veçantë te parandalimi i përmbytjeve dhe minimizimi i pasojave të tyre.

Ky akt nënligjor vjen në zbatim të ligjit “Për burimet ujore” të vitit 2024 dhe siguron përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me Direktivën e Bashkimit Evropian “Për vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve nga përmbytjet” (2007/60/KE), si dhe pjesë të Programit Kombëtar për Integrimin Evropian 2025-2027.

Sipas relacionit shpjegues, ky projektvendim “nuk ka efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit”, pasi i gjithë procesi do të mbulohet nga stafi ekzistues i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) në bashkëpunim me institucionet e tjera, duke shfuqizuar njëherësh disa dispozita të vitit 2020 për të shmangur mbivendosjet ligjore. Në praktikë, mekanizmi i ri i mbrojtjes nga përmbytjet do të funksionojë përmes tre hapave kryesorë për çdo basen lumor në vend.

Vlerësimi paraprak dhe ndikimi i klimës

AMBU ngarkohet të kryejë për çdo basen lumor një vlerësim paraprak të riskut, duke u bazuar në studimet afatgjata dhe “në veçanti ndikimet e ndryshimeve klimatike në rastin e ndodhjes së përmbytjeve”. Mbi këtë bazë, Këshilli i Ministrave, pas miratimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), shpall zyrtarisht zonat ku “ekziston risk i konsiderueshëm nga përmbytjet ose për të cilat gjykohet se përmbytjet kanë gjasa të ndodhin”.

Hartat e rrezikut

Për të bërë të lexueshme dhe të qarta zonat e rrezikuara për institucionet dhe qytetarët, AMBU do të përgatisë harta të posaçme me “shkallën më të përshtatshme” dhe “ngjyra të ndryshme”, të unifikuara me hartat e menaxhimit të baseneve lumore. Zbatimi i tyre do të ndiqet përmes një grafiku kohor (të tipit Gantt) me afate strikte.

Planet e menaxhimit dhe masat mbrojtëse

Për çdo rajon baseni lumor, AMBU do të hartojë një plan menaxhimi në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse për mjedisin, bujqësinë, mbrojtjen, emergjencat civile, infrastrukturën, energjinë, turizmin, si dhe me bashkitë e prefekturat. Këto plane përcaktojnë objektivat e mbrojtjes dhe një listë të prioritizuar masash, përfshirë edhe kontrollet për parandalimin e aksidenteve nga substancat e rrezikshme. Për planet që rishikohen në vijim, kërkohet transparencë e plotë mbi “masat e parashikuara në variantin e mëparshëm të cilat nuk janë zbatuar dhe arsyet përkatëse”.

Përfshirja e qytetarëve dhe afatet ligjore

Përpara se çdo plan kundër përmbytjeve të hyjë në fuqi, metodologjia garanton një proces të hapur konsultimi me publikun dhe shtetet fqinje (për lumenjtë ndërkufitarë).

Një vit përpara fillimit të periudhës së zbatimit, AMBU publikon projektplanin (pas miratimit në KKTU) dhe e kalon atë në vlerësim strategjik mjedisor.

Qytetarët, grupet e interesit, institucionet vendase dhe autoritetet e shteteve fqinje kanë një afat prej “gjashtë muajsh nga data e botimit” për të dërguar komente me shkrim ose në formë elektronike, ndërkohë që AMBU organizon edhe takime publike konsultuese.

Të paktën 6 muaj përpara nisjes së zbatimit, AMBU reflekton komentet e marra dhe dërgon planin përfundimtar për miratim në KKTU dhe më pas në Këshillin e Ministrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERMI/ Aksident tragjik në Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
Previous article TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

s.autor

Postime të ngjashme

ERMI/ Aksident tragjik në Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë Aktualitet

ERMI/ Aksident tragjik në Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi! Aktualitet

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

E PËSON KEQ/ Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni... Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT