• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të
Home
Nderkombetare

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

21 November, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se synon të arrijë një marrëveshje afatgjatë me Iranin, e cila të mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të mandatit të tij dhe të mos ndryshojë pavarësisht se kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë në të ardhmen.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se marrëveshja që synon të arrijë me Teheranin duhet të jetë e qëndrueshme dhe të garantojë që Irani të mos zotërojë armë bërthamore, edhe nëse në të ardhmen Shtetet e Bashkuara do të drejtohen nga një president që ai e cilësoi të paaftë.

“Po sigurohem që edhe nëse pas katër, 15 apo 20 vitesh kemi një president të paaftë, marrëveshja që do të arrij do të jetë e përhershme. Nuk do të lejoj askënd që t’i lejojë ata të kenë armë bërthamore”, deklaroi Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se udhëheqja aktuale iraniane mund të jetë më e arsyeshme se ajo e mëparshmja, por mbetet e vështirë për t’u negociuar.

“Këta njerëz ndoshta janë më të arsyeshëm, por janë shumë, shumë të vështirë. Ne arrijmë një marrëveshje dhe ata e shkelin atë të nesërmen”, tha presidenti amerikan.

Trump pretendoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë larguar tashmë dy herë udhëheqjen iraniane dhe se aktualisht po përballen me një grup të tretë drejtuesish, duke e përshkruar këtë si një ndryshim të regjimit në praktikë.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të pasigurta.

Një ditë më parë, Trump deklaroi se Irani dëshiron një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve, por deri tani nuk ka paraqitur kushte që ai i konsideron të pranueshme.

“Ne duam një marrëveshje të vërtetë, jo një marrëveshje të rreme”, u shpreh ai gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani mbetet i hapur për diplomacinë, por kërkon garanci se çdo marrëveshje me Uashingtonin do të parandalojë një konflikt të ri. Ai ka theksuar gjithashtu se Irani nuk pranon largimin e rezervave të uraniumit të pasuruar nga territori i tij, duke e cilësuar këtë një vijë të kuqe në negociata.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta, ndërsa administrata amerikane vijon presionin ekonomik dhe bllokadën detare ndaj Iranit, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme diplomatike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANET KUNDËR PËRMBYTJEVE/ Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet
Previous article EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

MBYLLI KUFINË ME RUSINË PËR 6 MUAJ/ Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt Botë

MBYLLI KUFINË ME RUSINË PËR 6 MUAJ/ Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt

TRONDITET BURSA/ Rënie me 10% e aksioneve të Anthropic! Zhduken fitimet pas debutimit historik në Nasdaq Botë

TRONDITET BURSA/ Rënie me 10% e aksioneve të Anthropic! Zhduken fitimet pas debutimit historik në Nasdaq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT