• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

21 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtetas shqiptarë, Aleksandër Çela, 26 vjeç, dhe Denis Horeshka, 30 vjeç, janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u zbuluan në një fabrikë kanabisi në qendër të qytetit të Swansea-s.

Gjatë një operacioni policor në një ndërtesë në zonën Strand, autoritetet zbuluan mbi 900 bimë kanabisi, që ishte gati për korrje.

Sipas njoftimit të policisë, dy burrat u arrestuan më 8 maj, gjatë një kontrolli të ushtruar me urdhër-arresti në një ndërtesë në Strand.

Gjatë bastisjes, efektivët zbuluan një aktivitet të konsiderueshëm të kultivimit të kanabisit, ku u sekuestruan më shumë se 900 bimë, së bashku me pajisjet e përdorura për këtë aktivitet.

Çela dhe Horeshka u deklaruan fajtorë për veprën penale të prodhimit të drogës së Klasit B dhe u dënuan me nga 32 muaj burg secili.

Rreshteri Craig Evans, duke komentuar operacionin, deklaroi se përfshirja në tregtinë e paligjshme të drogës sjell pasoja të rënda dhe se aktivitetet e tilla lidhen shpesh edhe me forma të tjera të kriminalitetit.

Ai theksoi gjithashtu se ndërtesa ku kultivohej kanabisi paraqiste rrezik për sigurinë, aq sa efektivët e policisë dhe Ekipi i Mbështetjes Territoriale duhej të siguronin fillimisht ambientet përpara se të hynin për të larguar bimët dhe pajisjet, informon TCH.

“Krimi i drogës vjen me pasoja. Këtu, këto pasoja përfshijnë dërgimin në burg”, u shpreh rreshteri Evans.

Të dy shqiptarët do të vuajnë dënimin prej 32 muajsh burgim për përfshirjen në kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Swansea.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të
Previous article E PËSON KEQ/ Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni...

s.autor

Postime të ngjashme

PLANET KUNDËR PËRMBYTJEVE/ Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet Aktualitet

PLANET KUNDËR PËRMBYTJEVE/ Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

E PËSON KEQ/ Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni... Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni...

DYSHIME PËR PASTRIM PARASH/ Sekuestrohen në Berat pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Spanjë e Greqi Aktualitet

DYSHIME PËR PASTRIM PARASH/ Sekuestrohen në Berat pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Spanjë e Greqi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT