• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni…
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni…

21 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë, pasi në kamionin që drejtonte u zbuluan 114.6 kilogramë kokainë.

Sekuestrimi i drogës u krye nga shërbimet doganore gjatë një kontrolli në pikën e pagesës së autostradës në Arles, në jug të Francës, gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit.

Sipas mediave franceze, mes tyre “La Provence”, kamioni me targa italiane transportonte mallra për llogari të një rrjeti të madh tregtar, kryesisht produkte ushqimore të destinuara për furnizimin e pikave të shitjes. Automjeti u ndalua nga doganierët pak pas mesnatës për një kontroll, i cili rezultoi në zbulimin e një sasie të konsiderueshme droge.

Gjatë verifikimit, doganierët zbuluan se kokaina ishte fshehur në mbajtësen e bobinave të kamionit, një pajisje që shërben për të stabilizuar ngarkesën gjatë transportit. Pas kontrollit të plotë të automjetit, u sekuestruan gjithsej 114.6 kilogramë kokainë.

Menjëherë pas zbulimit, drejtuesi shqiptar u arrestua dhe më pas iu dorëzua Zyrës Kundër Trafikut të Narkotikëve (OFAST), pranë policisë gjyqësore në Marsejë. Ai është lënë në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka mohuar përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike. Ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni për kokainën e fshehur në kamion dhe se droga ishte vendosur në automjet pa dijeninë dhe miratimin e tij.

Sipas raportimeve të mediave franceze, shqiptari nuk rezulton të ketë precedentë penalë dhe nuk ka qenë më parë i njohur për autoritetet e drejtësisë në Francë. Identiteti i tij, përfshirë emrin dhe inicialet, nuk është bërë publik në raportimet e deritanishme.

Ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Tarasconit të martën, më 24 nëntor, ku do të përballet me procedurën e gjykimit të menjëhershëm.

Ndaj 50-vjeçarit rëndojnë akuza për mbajtje, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe për transport të mallrave të ndaluara në shkelje të legjislacionit doganor francez.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e kokainës, destinacionin e saj dhe personat që qëndrojnë pas organizimit të këtij transporti. Autoritetet franceze pritet të zbardhin nëse shoferi ka vepruar i vetëm apo në kuadër të një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!
Previous article DYSHIME PËR PASTRIM PARASH/ Sekuestrohen në Berat pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Spanjë e Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi! Aktualitet

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

DYSHIME PËR PASTRIM PARASH/ Sekuestrohen në Berat pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Spanjë e Greqi Aktualitet

DYSHIME PËR PASTRIM PARASH/ Sekuestrohen në Berat pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Spanjë e Greqi

ARRESTOHET 41-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM NË DIVJAKË/ Ishte dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur Aktualitet

ARRESTOHET 41-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM NË DIVJAKË/ Ishte dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT