Kryeqyteti ka numri më të lartë të të prekurve me HIV/AIDS. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, deri në muajin nëntor 2017, janë regjistruar 1090 raste të raportuara me infeksionin HIV në Shqipëri. Ky numër përfaqëson rastet e diagnostikuara, ndërkohë që projeksionet vlerësojnë se numri i personave që jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri të jetë 1500. Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, numri më i madh i rasteve, 49 % e tyre janë raportuar në Tiranë, me pas Durrësi dhe Elbasani.




