• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERO BAZE: Sinjalet konfuze për fatin e kryeprokurorit!
Home
Blog

MERO BAZE: Sinjalet konfuze për fatin e kryeprokurorit!

2 December, 2017 Redaktor2 Blog

Ndërsa javën që vjen, kryeprokurorit të Shqipërisë i përfundon mandati, shumica në pushtet ka dhënë sinjale të paqarta për zbatimin e ligjit dhe zëvendësimin e tij me një prokuror të përkohshëm. Mos-futja në kalendarin trejavor e seancës për zëvendësimin e kryeprokurorit, mund të jetë një çështje taktike që lidhet me vendimin përfundimtar, që shumica do të mbajë edhe ndaj Klement Zgurit, por kjo mund ta përkeqësojë situatën në Prokurori, duke rritur politizimin e saj, pasi mund të duket si një sinjal për të toleruar shkeljen e ligjit kushtetues.

Shkaku kryesor i qëndrimit konfuz të shumicës, besoj se është qëndrimi i ndërkombëtarëve në Tiranë. SHBA, BE dhe OSBE, i kanë qëndrimet ndryshe nga opozita dhe shumica për të dy çështjet. Ata janë të vendosur për shkarkimin e Adriatik Llallës dhe e konsiderojnë dhunim të ligjit, mos-shkarkimin e tij, dhe po ashtu janë të mendimit se Klement Zguri, edhe pse është zgjedhur në kundërshtim me ligjin, gjë që e thotë dhe raporti i ODIHR për zgjedhjet, është po ashtu shkelje ligji shkarkimi i tij.

Pra, ndërkombëtarët në Tiranë janë për shkarkimin e Adriatik Llallës dhe për mos-shkarkimin e Klement Zgurit. Shumica në parim ishte për shkarkimin e të dyve, kurse opozita për mos-shkarkimin e asnjërit.

Dilema  e shumicës për të gjetur një zgjidhje mes qëndrimit të saj dhe atij ndërkombëtar, duket se po krijon idenë që kryeprokurori mund t’i mbijetojë mbarimit të afatit të tij ligjor. Kjo duket se ka rritur fanatizmin politik në disa qarqe të Prokurorisë, duke vazhduar të bëjnë politikë.

Një rast tipik është treshja e prokurorëve nga Tropoja që gjykojnë dosjen “Tahiri”, të cilët janë duke bërë gjithë ditën politikë, duke prodhuar lajme “konfidenciale” dhe jo duke bërë punën e tyre të hetimit. Saimir Tahiri, hetimi i të cilit shpejt dhe me transparencë, ka rëndësi politike për vendin, nuk është thirrur asnjëherë në Prokurori, përveç ditës që shkoi me këmbënguljen e tij dhe ku tre prokurorët që duket se janë thjesht ushtarë të Berishës, nuk i bënë asnjë pyetje, por i thanë “na thuaj ndonjë gjë ç’di ti”.

E njëjta skenë u përsërit me arrestimin e Sotës, duke e bashkuar dosjen e tij me çështjen “Tahiri”, për të krijuar idenë se ai nuk po mbahet, pse si ka ndaluar policisë, apo pse ka transportuar para të paverifikuara ende, por se ju gjetën patentat e familjes së Tahirit në makinë.

Edhe më politike duket situata me zonjën Gjebrea, ndaj së cilës kanë rrjedhur informacione spekulative vetëm që të mbajnë politikisht gjallë çështjen.

Në një vend, që nga një anë kemi një emergjencë për t’u hetuar dhe gjykuar me transparencë një ish-minister, dhe nga ana tjetër që kemi tre prokurorë që në jetë, më shumë kanë lexuar “qytetarin digital” të Berishës se sa ndonjë libër, apo dosjet që kanë përpara, një Prokurori pa një kryeprokuror që të marrë përgjegjësinë e depolitizimit të institucionit, do të ishte një minë me sahat për vendin.

Shpresa e vakët e Edi Ramës se Llalla do të prekej nga Vettingu para javës së parë të dhjetorit tashmë ka rënë dhe ai duhet të marrë vendimin politik që i takon. Nga Vettingu mund të ikin dhe tre prokurorët që po bëjnë politikë gjithë ditën, por kjo nuk do të thotë që ata të tolerohen duke u tallur me një dosje kaq të ndjeshme për opinionin publik dhe politikën.

Qëndrimi i paqartë ndaj mënyrës se si do të zëvendësohet kryeprokurori, e bën dhe më të madh keqpërdorimin politik të organit të akuzës dhe fut në konflikt shumicën, me SHBA, BE e OSBE, të cilët kërkojnë urgjent shkarkimin e Adriatik Llallës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UASHINGTON/ Në Bibliotekën e Kongresit, atje kur ruhen librat e rrallë për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun
Previous article Tabelat/ Tirana me numrin më të lartë të të sëmurëve me HIV-AIDS

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT