Alarmante ka qenë gjendja e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Ktë fakt e tregojnë të gjithë personat me shtetësi shqiptare që kanë konfirmuar aplikimin e tyre në ëebsite-in zyrtar të Lotarisë Amerikane.
Por në vëmendje ka ardhur një studim i kryer për të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar që nga viti 1993 (vit ky kur Lotaria Amerikane mori një popullaritet të jashtëzakonshëm) e deri në vitin 2015 (viti i fundit i personave me shtetësi shqiptare që fituan Lotarinë).
Nga 201 etnitet që kanë të drejtë të aplikojnë për Lotarinë Amerikane, shqiptarët radhiten në vendin e pestë gjatë periudhës 1993-2015, si përfituesit më të mëdhenj. Përmes sistemit të Lotarisë Amerikane gjatë periudhës 1993 – 2015, plot 42419 shqiptarë janë pajisur me Green Card në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të përkthyer në shifra të tjera, 47.07 % e shqiptarëve që janë pajisur me Green Card në SHBA, kanë përfituar këtë gjë përmes Lotarisë Amerikane. Shqiptarët janë fitues në masën 4.5% mbi totalin e të gjithë fituesve, çka do të thotë se, thuajse 1 në 20 fitues lotarie ka qenë shqiptar.
Përqindje më të lartë se vendi ynë kanë; Etiopia me 6.5%, Nigeria me 5.94%, Egjipti me 5.11 %, dhe Ukraina me 5.04%. Gjithashtu në këtë studim thuhet se shqiptarët janë në një numër shumë të vogël frekuentues burgjesh në SHBA, me një normë pothuaj zero./ Përgatiti: AlpeNews.al


