• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE/ SPAK dërgon për gjykim 17 persona, u sekuestruan mbi 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE/ SPAK dërgon për gjykim 17 persona, u sekuestruan mbi 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë

27 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka trafikuar drogë nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt disa vendeve evropiane, Turqisë dhe Malit të Zi. Në tre episode të dokumentuara nga autoritetet janë sekuestruar 1.722 kilogramë marijuanë në Mal të Zi, rreth 236 kilogramë marijuanë në Turqi dhe 475 kilogramë kokainë në Holandë.

Sipas prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar veprimtarinë kriminale përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë juridike.

SPAK dyshon se aktiviteti përfshinte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe vende të Amerikës Latine, veçanërisht Ekuadori, drejt Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës.

Tre episodet e trafikimit të drogës

Në kuadër të hetimeve janë dokumentuar tre episode kryesore:

3 nëntor 2020: Autoritetet malazeze sekuestruan 1.722 kilogramë marijuanë, e cila ishte nisur nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

23 nëntor 2020: Autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë, të dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit, në Holandë.

26 janar 2021: Autoritetet turke sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Në total, në këto tre episode janë sekuestruar rreth 1.958 kilogramë marijuanë dhe 475 kilogramë kokainë.

Kush dyshohet se drejtonte aktivitetin?

Sipas përfundimeve të hetimit, Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli dyshohet se kishin rolin e drejtuesve dhe financuesve të veprimtarisë kriminale, ndërsa personat e tjerë të pandehur dyshohet se kishin role pjesëmarrëse.

Të tre akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për drejtimin e një grupi të tillë.

Mes 17 të pandehurve janë edhe Bujar Sefa, alias Xaka, alias Lala, Marvin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini, Bledar Cafi, Endrit Dokle, Zamir Aliaj, Islam Sefa, Hajdar Sefa, Vidjan Baroka dhe Agim Nina, i njohur edhe si Lorenc Selmani.

Për Marvin Bushatin rëndon gjithashtu akuza për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, pasi gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal, më 10 dhjetor 2025, në banesën e tij u sekuestruan armë dhe municion.

SPAK njofton se, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe vijimin e hetimeve pasurore, ka veçuar një pjesë të akteve të procedimit fillestar dhe ka regjistruar procedimin e ri penal nr. 9/1 të vitit 2026.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, Mal të Zi, Turqi dhe Ekuador, si dhe me Eurojust, Europol, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

SPAK thekson se çdo person prezumohet i pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë
Previous article NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT