Pas më se 2 muaj qetësi, COVID-19 është rikthyer sërish në Lezhë. Rreth një javë më parë dolën pozitiv me COVID-19 një grua së bashku me fëmijën e saj 7 vjeç, sipas epidemiologëve lezhjanë, infeksionin e kishin marrë në Pukë në një tubim familjar.
Sot në Lezhë ka dalë një person tjetër pozitiv, bëhet fjalë për një polic që shërben në burgun e Shënkollit. Sipas epidemiologëve dyshohet se polici në fjalë është infektuar nga i biri i cili është kthyer para disa kohësh nga Italia, që ka çuar në testimin e tij dy herë dhe në të dytin është diagnostikuar përfundimisht pozitiv.
Vala e parë e infeksionit COVID-19 në Lezhë ka prekur 14 persona, fatmirësisht të gjithë tani janë shëndoshë e mirë. Me të infektuarit e valës së dytë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në territorin e Bashkisë Lezhë shkon në 17 persona.


