• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË HËNGSHA SHAMINË QË KE NË XHEP”/ Rama ironizon Kujtim Gjuzin: Vetëm mustaqet nuk t’i heqim dot. I vetmi mbret që bërtet
Home
Politikë

“TË HËNGSHA SHAMINË QË KE NË XHEP”/ Rama ironizon Kujtim Gjuzin: Vetëm mustaqet nuk t’i heqim dot. I vetmi mbret që bërtet

18 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend nuk ka kursyer batutat me deputetin e opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi.

Rama iu drejtua Gjuzit, duke i thënë se mustaqet do i mbeten, pasi nuk ia heq kush.

Kreu i qeverisë ka shpjeguar se më herët i ka thënë Bashës që të bëhet Reforma Zgjedhore, ndërsa shtoi se habitet se opozita kërkoi “Zgjedhoren” e sërish kërkon që në zgjedhje të mos ketë ndonjë ndryshim thelbësor.

“Opozita vë kusht pas kushti dhe cdel përditë e na shan e na akuzon. Ju akoma kërkoni te ne atë që duhet të kërkoni tek vetja. Është hera e parë në historinë e BE që një vendi i kërkohet Reforma Zgjedhore. Hyri si rezultat i presionit skandaloz, me dhunë, që çuan si gjithmonë me humbjen e Lulzim Bashës, por krijuan një lumë të madh me qarje e qurravitje tek ndërkombëtarët. E ngritën këtë ballon në ajër dhe një ditë të bukur na thanë se jemi mirë siç jemi. Pra, nuk e paska pasur fajin sistemi i administrimit, sepse paska qenë në rregull. Mediat të transmetojnë kohët kur thosha të bëjmë Reformën Zgjedhore për të pasur teknologjinë.

I thosha Lulzim mos rri rrugëve, por të bëjmë projektin pilot të teknologjisë, siç e thotë ODIHR. Opozita si shprehja o i gjorë i punëtuar, bum me këmbë e me duar. Ti Gjuz nuk të heqim dot mustaqet. Të tuat janë mustaqe. Gjuz mos më ndërhy, ‘të hëngsha shaminë që më ke në xhep’. Mos mësoni nga Lulzim Basha. Duhet të akomodoheni me idenë se ka marrëveshje për të adresuar rekomandimet e ODIHR. Mbajtja e komisioneve me anëtar partie nuk e do ODIHR. Ne zgjodhëm luanin ta bëjmë mace. Vazhdojnë me propozime ekstravagance edhe për KQZ-në. Gjuz je i vetmi mbret që bërtet. Mbretërit nuk bërtasin. Këta sa duket mendojnë vetëm se çfarë do bëjnë pasi të humbin”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICI I BURGUT TË SHËNKOLLIT REZULTON POZITIV ME COVID/ Dyshohet se e mori nga i biri i kthyer nga Italia
Previous article COVID-19/ Koreja e Jugut regjistron 59 infeksione të reja në harkun e 24 orëve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT