• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK VOTOI AS PËR VETEN”/ Rama ironizon Maliqin dhe sqaron pse është kundër koalicioneve: Erdhi me PD, bëri fushatë për mua, rast unikal në botë
Home
Politikë

“NUK VOTOI AS PËR VETEN”/ Rama ironizon Maliqin dhe sqaron pse është kundër koalicioneve: Erdhi me PD, bëri fushatë për mua, rast unikal në botë

18 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama teksa parashtroi disa nga argumentet e tij se pse është pro listave të mbyllura në zgjedhje, ironizoi dhe një deputet të opozitës, që sipas tij ishte rast unikal në planet.

Duke u ndalur tek koalicionet dhe tek fakti se pse ishte kundër, Rama solli shembullin e deputetit Lefter Maliqit, (pavarësisht se nuk i përmendi emrin) që ishte pjesë e listës së PD, ndërsa theksoi se ai kishte punuar për të siguruar vota të PS-së por që nuk kishte votuar për veten. Mes të tjerash Rama tha se listat e hapura nuk do të sillnin më shumë demokraci, ndërsa shtoi se diskutimi për këtë çështje për të nuk është tabu.

“Zonja Hajdari unë nuk besoj se listat e hapura sjellin demokraci, rritje të cilësisë. Që do të hapen listat dhe këtu do të vërshojë rinia dhe të tjerët do të goditen nga votat. Se tregon kjo eksperiencë. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthyekan kryetarin e një partie në një njeri si gjithë të tjerët. Ia heqkan të drejtën për të zgjedhur dhe listat e mbyllura e kthejnë atë në një bunker. Kjo është e pavërtete. Është përgjegjësi e lidershipit përmbajtja e listave. Fakti që jeni ju në Kuvend e të gjitha gratë, janë nga listat e mbyllura jo nga të hapurat. Transformimi i Parlamentit, balancimi gjinor, është nga listat e mbyllura. Listat e hapura për mua nuk janë tabu. Por nuk duhet të na impononi dhe mos na kërcënoni. Mos u bëni si ata që ikën. Se me PS me kërcënime, e tregoni se sa të vegjël jeni. Ne jemi në gjendje që si shqiptar, si përfaqësues të partisë nga të gjitha anët, që të gjejmë një zgjidhej në shqip, jo në anglisht. Ju them atyre dhe ë gjithë kanakareve që dalin në tv, se Kuvendi është i Ramës dhe i Ballës. Se në fakt kam më shumë respekt për ju se sa për atë jashtë. Natyrisht që këtu ka disa lloj tipash. Por nuk shoh asnjë ndryshim. Kemi Valterin dhe ndonjë tjetër që na heq mallin e Lulit, se ka po atë pllakë. Vota e diasporës për ne nuk është e harruar. Është një sistem i tërë që do punë, jo fjalë gojë. Kur vjen puna tek koalicionet mos më bëni të flas. Do i kërkoj ndjesë Murrizit se do i kopjojë një shprehje. Është një deputet këtu që është produkti më domethënës e pse koalicionet nuk janë unitet demokratik në program. Është një deputet që nuk ka votuar as për veten e vet. S’ka votuar, është i pari dhe i fundit në planet. Rasti unikal. Ka ardhur këtu me PD. Ka bërë fushatë për mua dhe mes dy kohërave ka kapur dhe ai një drejtori.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZA PËR FANSAT/ Djemtë e “ThreeDots” kanë gati bashkëpunimin e radhës
Previous article POLICI I BURGUT TË SHËNKOLLIT REZULTON POZITIV ME COVID/ Dyshohet se e mori nga i biri i kthyer nga Italia

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT