Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë. Çifti është bërë me vajzë dhe i kanë vendosur një emër në kujtim të Princeshës Diana, ogëlushja do të mbajë emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.
Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor lindi të premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, California. Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë, u tha në deklaratën nga Harry dhe Meghan.
Në deklaratë u zbulua se emri Lili u vendos në nder të mbretëreshës, pasi familjarët i thërrisnin me përkëdheli Lilibet. Emri i saj i mesëm është Diana, për të nderuar kujtimin e gjyshes së ndjerë, Lady Diana. Ata janë prindër edhe të Archie-t, i cili erdhi në jetë në maj të vitit 2019.
“Nëna dhe vajza janë mirë dhe ndodhen në shtëpi. Vogëlushes i është vendosur emri Lili pasi Mbretëreshës familja i thërrasin Lilibet. Emri i dytë, Diana i është vendosur në kujtim të princeshës së Wales. Duka dhe Dukesha ju falenderojnë për urimet teksa po shijojnë këtë moment special si familje”-thuhej në deklaratë.