• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një…
Home
Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një…

28 September, 2026 s.autor Jetë

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Bootle, Merseyside, në Angli, ku një nënë 36-vjeçare dhe tre fëmijët e saj kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Viktimat janë identifikuar si Elisha Brabin, 36 vjeçe, dhe fëmijët e saj Leo, 16 vjeç, Ellis, 8 vjeç dhe Prudence, 7 vjeçe. Të katër u gjetën pa shenja jete nga zjarrfikësit në një dhomë gjumi në katin e sipërm të banesës në Stone Square.

Shërbimet e emergjencës u alarmuan rreth orës 03:45 të së martës, më 22 shtator. Një person i pestë u dërgua në spital, pasi kishte pësuar djegie.

Hetimet paraprake të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Merseyside kanë përcaktuar se zjarri dyshohet se nisi pas një incidenti elektrik, që shkaktoi atë që njihet si “thermal runaway” në një bateri litium-jon. Ky proces mund të shkaktojë një rritje të pakontrolluar të temperaturës dhe përhapje shumë të shpejtë të zjarrit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se në cilën pajisje ndodhej bateria. Megjithatë, bateritë litium-jon përdoren gjerësisht në pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë biçikletat dhe skuterët elektrikë.

Drejtuesi i parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës, Kev Johnson, tha se shpejtësia dhe intensiteti i flakëve e bënë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës.

Autoritetet kanë përsëritur thirrjen për qytetarët që të përdorin vetëm bateri dhe karikues të rekomanduar nga prodhuesit. Ata këshillojnë gjithashtu që një bateri të mos përdoret më nëse fryhet, lëshon erë të pazakontë, nxjerr tym, bën zhurma të çuditshme ose nuk karikohet normalisht.

Sipas të dhënave të shërbimit zjarrfikës, në Merseyside janë regjistruar 150 zjarre të lidhura me bateritë litium-jon që nga prilli 2023 deri në gusht 2026. Në këto incidente kanë humbur jetën pesë persona.

Familjarët e Elishës e kanë kujtuar atë si një nënë të përkushtuar, duke thënë se fëmijët ishin qendra e jetës së saj. Për tre fëmijët, familja shprehet se ishin jashtëzakonisht të dashur dhe se humbja e tyre ka lënë një dhimbje të pakompensueshme.

Ndërkohë, komuniteti lokal është mobilizuar për të ndihmuar familjen. Një fushatë për mbledhjen e fondeve ka grumbulluar më shumë se 12 mijë paund, ndërsa fqinjët kanë treguar se tentuan të ndërhynin vetë gjatë momentit të zjarrit, duke kërkuar mënyra për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar familjarët.

Në vendin ku ndodhi tragjedia janë vendosur lule, qirinj, lodra dhe fotografi, si homazh për Elishën dhe tre fëmijët e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve
Previous article SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT