• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit
Home
Aktualitet
Kronikë

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

28 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), mbështetur në raportimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë muajit gusht 2026 janë regjistruar 139 aksidente rrugore.

Nga këto ngjarje, 191 persona kanë mbetur të aksidentuar (kanë humbur jetën dhe janë plagosur), duke shënuar një ulje krahasuar me gushtin e vitit 2025, ku u regjistruan 159 aksidente me 229 të aksidentuar.

Pavarësisht rënies gjatë muajit të fundit të verës, tendenca e përgjithshme për vitin 2026 mbetet në rritje. Gjatë harkut kohor janar–gusht 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 983 aksidente me një bilanc prej 1.378 personash që kanë humbur jetën apo janë plagosur.

Faktorët kryesorë, shkeljet e drejtuesve, orari i mbrëmjes dhe…

Faktori njeri mbetet shkaku kryesor i ngjarjeve rrugore. Gjate gushtit 2026, 86,3 % e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, të tilla si mosrespektimi i normave të shpejtësisë apo i sinjalistikës rrugore.

Analiza sipas grupmoshave dhe fashave orare tregon se rinia dhe orët e mbrëmjes mbajnë peshën kryesore të rrezikut në rrugë. Përdoruesit e rrugës të moshës 25–34 vjeç paraqesin numrin më të lartë të ngjarjeve, duke përbërë 31,7 % të totalit të aksidenteve.

Orari më problematik është harku kohor nga ora 19:00 deri në 24:00, I cili ka regjistruar 20,1 % të aksidenteve të muajit. Dita e hënë ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve me 18,0 %, ndërsa ditët e mërkurë dhe e premte kanë pasur nivelin më të ulët, me nga 11,5 % secila.

Shpërndarja gjeografike, Tirana dhe Durrësi kryesojnë

Në nivel qarqesh, Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të aksidenteve në shkallë vendi. Gjatë muajit gusht 2026, në kryeqytet u regjistruan 33 aksidente me 38 të aksidentuar, ndërsa në bilancin 8-mujor (janar–gusht), Tirana numëron 369 aksidente me 457 të aksidentuar (nga 270 aksidente në të njëjtën periudhë të vitit 2025).

Pas Tiranës, qarku i Durrësit ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gushtit me 24 aksidente dhe 36 të aksidentuar (nga 8 aksidente që kishte në gusht 2025), i ndjekur nga Lezha me 21 aksidente. Në krahun tjetër, qarqet si Berati dhe Dibra nuk kanë regjistruar asnjë person të vrarë apo të plagosur gjatë muajit gusht 2026.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,” theksohet në raportin e INSTAT-it, ku sqarohet se “86,3 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...
Previous article PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

TERRITORIALJA/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt voton kundër bashkimit me Tepelenën Aktualitet

TERRITORIALJA/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt voton kundër bashkimit me Tepelenën

I ÇONTE MESAZHE SEKSUALE 13-VJEÇARES/ Arrestohet mësuesi në Lushnjë Aktualitet

I ÇONTE MESAZHE SEKSUALE 13-VJEÇARES/ Arrestohet mësuesi në Lushnjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT