• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKAQET E DJERSITJES SË TEPËR/ Sëmundjet dhe ilaçet që e shkaktojnë
Home
Shëndet

SHKAQET E DJERSITJES SË TEPËR/ Sëmundjet dhe ilaçet që e shkaktojnë

7 June, 2021 s.autor Shëndet

Djersitja është një proces natyral i trupit që çliron toksina dhe lëngje nga trupi.

Të gjithë njerëzit djersitin sidomos në fazat e rritjes dhe më mbrapa dhe është një dukuri më se e zakonshme.

Një reagim natyral i trupit kur ndjeni nxehtësi, gjatë gjumit, pas vrapit, kur ecni në rrugë apo edhe në situata stresuese.

Nëse keni gjithnjë duar dhe këmbë të lagura kjo simptomë mund të jetë edhe e trashëguar gjenetikisht.

Gjithsesi kur djersitja është e vazhdueshme dhe e tepërt shkaqet mund të jenë shëndetësore dhe mund të kenë nevojë për kurim.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga sëmundjet e mundshme që mund të jenë duke ju shkaktuar djersitjen e tepërt.

Sëmundjet specifike të cilat e shkaktojnë këtë reagim të trupit i gjeni të listuara si më poshtë.

Hipertiroidizmi
Hipertioridizmi është një sëmundje e cila prek hormonet e tiroideve që qarkullojnë nëpër trup.

Simptomat e kësaj sëmundje varen ngushtë nga avancimi i saj në trup, por një nga më të dukshmet është edhe djersitja e tepërt.

Kjo për shkak se hipertioridizmi përshpejton proceset kimike të trupit.

Këto proçese do të nxjerrin më pas në mënyrë të pakontrolluar djersën nga organizmi.

Sheqeri i ulët
Sëmundje si diabeti i tipit 1 dhe i tipit 2, hipoglicemia apo problemet me tretjen mund të jenë ndër shkaqet e djersitjes.

Nëse kuroheni nga diabeti apo keni sheqer të ulët në trup nga sëmundje të tjera, atëherë me shumë mundësi do të djersitni pa pushim.

Sëmundjet kancerogjene
Disa tipe të sëmundjeve kancerogjene mund të përfshijnë djersitjen e tepërt të trupit.

Në varësi të fazës së avancimit të sëmundjes varet edhe djersitja e tepërt.

Megjithëse mjekët nuk kanë arritur t’i japin ende një shpjegim se përse kjo ndodh, ky mund të jetë një reagim i trupit teksa lufton sëmundjen.

Menopauza
Rreth 70% e grave në fazën e menopauzës ankohen se herë pas here përjetojnë afshe të nxehta.

Këto afshe e detyrojnë trupin edhe të djersisë në mënyrë që të sigurojë ftohjen natyrale të tij.

Mjekët thonë se kjo ndodh për shkak të lëvizjeve të mëdha të nivelit të hormonit të estrogjenit në trup.

Stresi dhe ankthi
Problemet me stresin dhe ankthin mund të shkaktojnë djersitje të tepërt.

Të dyja këto përjetime rrisin temperaturën e trupit gjë që çon në procesin e djersitjes.

Ilaçet
Edhe ilaçet mund të shkaktojnë djersitje të tepërt e megjithëse jo secila prej tyre.

Ndër ilaçet që shkaktojnë djersitje të tepërt, përmendim ato për kurimin e presionit të lartë të gjakut, disa antibiotikë dhe disa suplemente.

Nëse po përjetoni këto episode djersitjeje teksa kuroheni me ilaçe AgroWeb.org ju këshillon të flisni me mjekun tuaj.

Në asnjë rast mos ndaloni së konsumuari ilaçin e këshilluar nga mjeku./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOJKOTI SI PASOJË E COVID-19/ Argjentina merr vendimin: A do të jetë pjesë e Copa America 2021?
Previous article HARRY DHE MEGHAN U BËNË PRINDËR PËR HERË TË DYTË/ Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

s.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT