Plani i vaksinimit në Shqipëri do të nisë sot në Air Albania Stadium. Nga AlpeNews mësohet se Zyra e shtypit e Kryeministrisë ka njoftuar të gjitha mediat se gazetarët duhet të jenë në Air Albania Stadium në orën 11:30.
Vaksinat e para në Shqipëri do të zhvillohen në praninë e medias. Për këtë arsye, është njoftuar pjesëmarrja e e tyre.
Në orën 12:00 do të nisë zyrtarisht në Shqipëri procesi i vaksinimit të COVID-19.
Plani i vaksinimit në Shqipëri do të nisë me vaksinën e siguruar nga PFIZER. Kjo vaksinë bëhet në dy doza. Doza e dytë merret 21 ditë pas vaksinimit të parë. Ndërkohë që Shqipëria është duke negociuar edhe me prodhues të tjerë për të siguruar doza të tjera vaksinash.