• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEMOKRATËT ULTIMATUM MIKE PENCE PËR LARGIMIN E TRUMP/ Pelosi: Ligjin do ta paraqesim në Kongres
Home
Nderkombetare

DEMOKRATËT ULTIMATUM MIKE PENCE PËR LARGIMIN E TRUMP/ Pelosi: Ligjin do ta paraqesim në Kongres

11 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kaosi që po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shokuar liderët botërorë. Mbështetësit pro Donald Trump u futën brenda Kongresit Amerikan teksa po zhvillohej seanca për certifikimin e njohjes së rezultatit të zgjedhjeve ku fitoi demokrati Joe Biden.

Donald Trump reagoi duke u bërë thirrje protestuesve që të tërhiqen, por përsëriti disa herë që zgjedhjet janë vjedhur.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka rritur presionin ndaj zëvendës Presidentit, Mike Pence për të larguar Donald Trump pas sulmeve që ndodhën në Kapitol. Ligjvënësit demoktatë po nxisin zv/Presidentin amerikan Mike Pence që të zbatojë Amendamentin e 25 kundër Presidentit Donald Trump.

Por çfarë është Amendamenti 25? Ky amendament lejon zv/presidentin amerikan që së bashku me një shumicë të zyrtarëve të lartë të deklarojnë Presidentin të paaftë për të kryer kompetencat dhe detyrat e tij, e në këtë mënyrë i merr pushtetin.

Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve që njoftuan se do të parashtrojnë nenet e fajësimit duke filluar që nga e hëna.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar, edhe pse Senati i udhëhequr nga Republikanët nuk ka gjasa të bjerë dakord.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga një gjykim në Senat, i cili e ka hequr nga akuzat një herë më parë presidentin Trump dhe do të jetë në pushim deri më 19 janar. Demokratët do të marrin kontrollin e Senatit më vonë këtë muaj .

Pence nuk është përgjigjur por është njoftuar se u ka thënë kolegëve të tij se ai nuk e favorizon një veprim të tillë.

“Nëse Nënpresidenti Mike Pence nuk bie dakord, ne do të vazhdojmë me paraqitjen e nismës për fajësimin” në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha Pelosi.

A do të largohet Trump ?

James Clyburn, një tjetër demokrat i lartë, tha për CNN se partia mund të mos dërgojë ndonjë rezolutë në Senat pas 100 ditëve të para të Biden në detyrë.

Kjo do të lejojë Biden të formojë kabinetin e tij të ri dhe të fillojë politikat kyçe duke përfshirë situatën e krijuar nga koronavirusi. Asnjë senator republikan nuk ka thënë se do të votojnë për të shkarkuar Trump.

Shtëpia e Bardhë dhe republikanët e kanë hedhur poshtë diçka të tillë. Biden ka thënë që për këtë duhet të vendosë Kongresi, edhe pse ai ka menduar “për një kohë të gjatë Presidenti Trump nuk ishte i aftë të mbante detyrën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË SHFAQUR NË EKRAN DITËT E FUNDIT/ Isli Islami infektohet me COVID-19, ja simptomat që ka pasur
Previous article DETAJET PËR PLANIN E VAKSINIMIT/ Zbulohet ora e nisjes së vaksinimit në Air Albania Stadium

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT