Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht ish-të dashurën e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
në prangat e Bluve të Tiranës ka rënë 30 vjeçari Ledjon Spahiu, me origjinë nga Peshkopia. Ai mban dhe identitetin tjetër Besmir Kurtdeda.
Ky shtetas paraditen e djeshme i ka shkuar në shtëpi ish-të dashurës, shtetases me inicialet O.M 20 vjeçe, dhe ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
20 vjeçarja ka denoncuar rastin ne polici dhe ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Tashmë, Ledjon Spahiu akuzohet për dy vepra penale, për “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”.