• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Departamenti i Shtetit: Askush nuk mund të përçajë SHBA-në dhe Korenë e Jugut
Home
Europë

Departamenti i Shtetit: Askush nuk mund të përçajë SHBA-në dhe Korenë e Jugut

11 February, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

SHBA-Me fillimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pjong Çang të Koresë së Jugut, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka hedhur poshtë shqetësimet se mund të krijohet një përçarje me Korenë e Jugut nga përpjekjet e SHBA-së për të balancuar “ofensivën joshëse” të Koresë së Veriut. Por, disa analistë thonë se retorika e fortë e Nënpresidentit Mike Pence mund ta vendosë SHBA-në drejt një përplasjeje me vendin e hershëm aleat, Korenë e Jugut.

Ndërsa sportistët më të mirë të botës ndezën flakën olimpike në Pjong Çang, në sfond zien tensioni për kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, kufiri i të cilës ndodhet vetëm 64 kilometra larg.

 

Nënpresidenti Mike Pence vizitoi dje memorialin dedikuar një luftëanijeje koreanojugore të mbytur nga një shpërthim për të cilin u fajësua Korea e Veriut. Ai foli për këtë çështje me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

“Kemi objektivin e përbashkët për t’u përballur me regjimin e Koresë së Veriut, militarizmi i të cilit shfaqet qartë këtu, deri në momentin kur ata të braktisin njëherë e mirë programin e tyre bërthamor dhe të raketave”, deklaroi Nënpresidenti Pence.

E pyetur nëse komentet e Nënpresidentit Pence për Korenë e Veriut mund të krijojnë një përçarje mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se lidhjet mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios janë “të çelikta”.

“SHBA-ja nuk do t’u largohet aleatëve dhe askush nuk do të lejohet të përçajë marrëdhënien mes SHBA-së, Republikës së Koresë, si dhe Japonisë”, tha zonja Nauert.

Zëdhënësja Nauert shtoi se është normale që Uashingtoni dhe Seuli kanë ndonjëherë përqasje të ndryshme ndaj kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut.

Disa analistë thonë se ndërsa SHBA-ja kërkon të ruajë presionin maksimal për të izoluar Penianin, Koreja e Jugut dëshiron një angazhim të drejtpërdrejtë me vendin fqinj, gjë që mund të krijojë një përplasje publike.

“Përplasja mund të bëhet e dukshme pas Lojërave Olimpike, kur SHBA-ja dhe Seuli kanë planifikuar zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Nëse Koreja e Jugut do të kërkojë t’i shtyjë, në kundërshtim me SHBA-në, kjo mund të krijojë një përçarje mes Uashingtonit dhe Seulit, gjë që do të përpiqet ta shfrytëzojë Koreja e Veriut”, thotë Abraham Denmark, i Qendrës Wilson.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i shtynë njëherë stërvitjet ushtarake për t’u kryer pas Lojërave Olimpike. Për momentin, vëmendja është tek fishekzjarret e Olimpikeve.

/voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krizë në Venezuelë, qytetarët vërshojnë drejt Kolumbisë për t’i shpëtuar urisë dhe krimit
Previous article "RIHAPJE të DOSJES HAJDARI?"/ Kush janë SKENARËT e mundshëm nga ekstradimi i Izet Haxhisë deri tek ...

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT