• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Krizë në Venezuelë, qytetarët vërshojnë drejt Kolumbisë për t’i shpëtuar urisë dhe krimit
Home
Nderkombetare

Krizë në Venezuelë, qytetarët vërshojnë drejt Kolumbisë për t’i shpëtuar urisë dhe krimit

11 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Mijëra venezuelianë të dëshpëruar po përpiqen të hyjnë në Kolumbi në një përpjekje për t’i shpëtuar urisë dhe shkallës së krimit të shkaktuar nga kriza ekonomike në vend.

Imazhet e publikuara në media tregojnë eksodin masiv të refugjatëve që kalojnë urën ndërkombëtare “Simon Bolivar”, duke u përpjekur t’i shpëtojnë krizës politike që kërcënon të përfshijë Venezuelën.

Venezuelianët hyjnë çdo ditë në Kolumbi për të gjetur punë, por edhe për të bërë blerje. Por vendimi i Presidentit të Kolumbisë për të forcuar masat e kontrolleve në kufij ka rritur frikën tek venezuelianët se për ta do të bëhet më e vështirë për të hyrë në territorin kolumbian.

Venezuela ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë dhe sulme të tilla po nxisin edhe rritjen e çmimit të ushqimeve dhe të transportit. Kjo i bën banorët vendas që të kërkojnë punë në Kolumbinë fqinje, e cila gjithashtu nuk shquhet si një vend i qetë, për shkak të nivelit të lartë të trafiqeve të lëndëve narkotike.

Ndërkohë edhe autoritetet në Brazil janë shprehur të shqetësuar për numrin e madh të refugjatëve venezuelianë në vend. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, që ka drejtuar vendin që prej vitit 2013 dhe që tashmë kandidon për një mandat të dytë, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për krizën ekonomike me të cilën përballet vendi i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FMN: Rritja e pagave në Kosovë mund të rrezikojë hapjen e vendeve të reja të punës
Previous article Departamenti i Shtetit: Askush nuk mund të përçajë SHBA-në dhe Korenë e Jugut

g.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT