• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane
Home
Nderkombetare

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

3 November, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtatë avionë pasagjerësh në disa vende të Europës janë përfshirë në një valë alarmesh për bomba, duke aktivizuar protokollet e sigurisë në disa aeroporte. Dy prej fluturimeve ishin nisur nga Britania e Madhe, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë nëse kërcënimet mund të jenë pjesë e një veprimi të koordinuar për të shkaktuar kaos në trafikun ajror.

Dy avionë të kompanisë Ryanair, njëri i nisur nga Dublini dhe tjetri nga Lisbona, u kontrolluan pas uljes në aeroportin Fiumicino të Romës, pas informacioneve anonime për praninë e bombave. Fluturimi nga Dublini u shoqërua gjatë udhëtimit nga avionë të Forcave Ajrore italiane. Pas kontrolleve të policisë dhe ekspertëve për çaktivizimin e bombave, nuk u gjetën lëndë shpërthyese.

Raste të ngjashme u raportuan edhe në Spanjë, Poloni dhe Bullgari. Në Spanjë, një avion Ryanair që ishte nisur nga Mançesteri dhe u ul në Murcia u evakuua pas aktivizimit të alarmit. Autoritetet konfirmuan se në bord nuk kishte eksplozivë.

Një pasagjere tregoi për BBC se udhëtarët nuk ishin njoftuar gjatë fluturimit për kërcënimin. Sipas saj, avioni ndaloi papritur në pistë dhe pas rreth 30 minutash mbërritën zjarrfikëset, policia dhe skuadrat anti-bombë. Pasagjerët u nxorën nga avioni dhe u shoqëruan nga efektivët, duke lënë pas edhe bagazhet e tyre.

Edhe dy fluturime drejt Varshavës u prekën nga kërcënimet, mes tyre një avion i nisur nga aeroporti Heathrou i Londrës, i cili u devijua drejt aeroportit më të vogël Modlin. Ky i fundit u mbyll përkohësisht gjatë operacionit të sigurisë.

Ndërkohë, ministri bullgar i Transportit, Georgi Peev, njoftoi se kërcënime për bomba ishin marrë edhe për dy avionë që po udhëtonin drejt Sofjes, njëri nga Bergamo në Itali dhe tjetri nga Dublini. Avionët nuk u devijuan, ndërsa kontrollet pas uljes nuk zbuluan asnjë pajisje shpërthyese.

Autoritetet britanike i cilësuan incidentet si kërcënime dashakeqe dhe alarm të rremë, ndërsa theksuan se sistemet e sigurisë ajrore kanë procedura të posaçme për trajtimin e rasteve të tilla.

Ekspertët e sigurisë së aviacionit vlerësojnë se kërcënimet për bomba në avionë janë relativisht të rralla dhe se fakti që ato u regjistruan në disa vende dhe kompani ajrore brenda një kohe të shkurtër e bën situatën të pazakontë. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht ndonjë lidhje mes incidenteve apo nëse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar.

Këto zhvillime vijnë një ditë pas një tjetër alarmi në një fluturim të një kompanie nga Londra drejt Budapestit. Avioni bëri ulje emergjente në kryeqytetin hungarez, i shoqëruar nga një avion luftarak, pas një kërcënimi për bombë. Edhe në këtë rast, kontrollet e sigurisë nuk zbuluan lëndë shpërthyese.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT