• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit

4 November, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke shprehur bindjen se rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse emri i tij do të ishte në fletën e votimit.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë pendesë për mënyrën se si e përmbylli fushatën zgjedhore, Trump u përgjigj me bindje: “Nëse unë do të isha në fletën e votimit, ne do të kishim fituar”.

Ai shtoi se Partia Republikane nuk arriti të përcillte te kandidatët e saj entuziazmin dhe mbështetjen që ai kishte përjetuar gjatë tubimeve elektorale.

“Kishte një dashuri të jashtëzakonshme, ishte diçka vërtet mbresëlënëse”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump komentoi gjithashtu deklaratën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili kishte fajësuar luftën me Iranin për humbjet e republikanëve. I pyetur për këtë qëndrim, Trump pranoi se ai ishte kryesisht i saktë.

“Kjo është kryesisht e vërtetë”, tha Trump, duke shpjeguar se konflikti kishte ndikuar në një rritje të përkohshme të çmimeve të benzinës.

Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se, pavarësisht kostove ekonomike, do të kishte marrë sërish të njëjtin vendim për luftën. Sipas tij, ajo që kishte shqetësuar më shumë votuesit nuk ishte vetë konflikti, por rritja e çmimeve të karburantit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu
Previous article VRASJA QË TRONDITI DROPULLIN/ Piu kafe në shtëpinë e fqinjëve dhe vrau mizorisht çiftin e bashkëshortëve, Thoma Mastora dënohet me 30 vite burg

s.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Botë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT