• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI…”/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu
Home
Politikë

“EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI…”/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu

4 November, 2026 s.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar ditarin e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burg.

Në shënimet e tij Veliaj ceku disa çështje, nga transferimi në burgun e Fierint, te protestat dhe te delegimi i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj e nisi duke theksuar se nuk është as financues e as organizator i Flamingove apo i studentëve teksa pretendimet i quan ‘gjepura si në kohën e Enverit” dhe shpreh se nuk do të përkulet apo shantazhohet edhe nëse e çojnë në burgun e Spaçit.

Më tej kryebashkiaku shkruan se ‘nuk e delegoj Bashkinë e Tiranës pasi mandatin ma dha Gjykata Kushtetuese dhe populli i majtë me 160 mijë vota” teksa theksoi se rikthimi i tij prej pak kohësh në krye të institucionit solli zhbllokimin e disa projekteve.

Së fundmi Veliaj foli edhe për avokatin e tij, Plarent Ndrecaj, për të cilin shprehu se iu bë mik në kohë të vështira.

Reagimi i plotë i Veliajt:

Përgjigjet e mia: TG

1 – Transferim si “nder” + protestat

– E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.

– Turp që KM merret vetë me internimet.

– Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.

– Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.

– Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.

– Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?

– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?

– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete

– Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm

– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.

– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA

– Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.

– Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.

– Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.

– Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”

– Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.

– Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.

– Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.

2

– Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota

– 0 shkolla

– 0 pemë të mbjella

– 0 investime të reja

– 0 vendime të rëndësishme

– 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana

– Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta

– Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm

– KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?

– Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.

– Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.

– Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT

– PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS

– Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më

– Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me

3

Përgjigja për Plaron

– 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?

– A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?

– A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?

– Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 Ii saktë se 1000 servilë kot.

– 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.

– I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë
Previous article ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit

s.autor

Postime të ngjashme

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë Politikë

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT