• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA QË TRONDITI DROPULLIN/ Piu kafe në shtëpinë e fqinjëve dhe vrau mizorisht çiftin e bashkëshortëve, Thoma Mastora dënohet me 30 vite burg
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA QË TRONDITI DROPULLIN/ Piu kafe në shtëpinë e fqinjëve dhe vrau mizorisht çiftin e bashkëshortëve, Thoma Mastora dënohet me 30 vite burg

4 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 30 vite burg Thoma Mastorën, 72-vjeçarin që vrau çiftin e të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në maj të vitit 2024, në Dropull. Vendimi i gjykatës përkon me pretencën e kërkuar nga Prokuroria.

Sipas vendimit, autorit nga dënimi do t’i zbritet periudha prej dy vitesh e kaluar në paraburgim, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit Mastora do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që fishekët e sekuestruar në banesën e tij t’i kalojnë shtetit, ndërsa shuma prej 5 milionë lekësh, e gjetur në banesën e viktimave, t’u kthehet trashëgimtarëve të tyre.

Sipas policisë, 72-vjeçari ka pirë kafe me çiftin e të moshuarve mbrëmjen para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Krimi i rëndë ndodhi pas një konflikti të çastit, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e sendeve të forta. Si pasojë, çifti i të moshuarve, përkatësisht 80 dhe 84 vjeç, humbi jetën. Pas ngjarjes, Mastora u largua nga banesa e viktimave.

Gjatë hetimeve u zbulua se 72-vjeçari kishte marrë trajtim në spitalin psikiatrik të Vlorës në tri raste.

Mastora është nga Portëza e Fierit dhe ishte martuar në fshatin Bodrishtë në maj të vitit 1989. Pas ndryshimeve politike në vend, ai emigroi drejt Greqisë së bashku me bashkëshorten, ku mori mbiemrin e saj. Gjithashtu, ai kishte ndryshuar edhe emrin, nga Petrit në Thoma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit
Previous article EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi Aktualitet

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe... Aktualitet

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT