Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste, që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.406.Po ashtu drejtori i...
Kosova dhe Serbia do të takohen sot në nivel ekspertësh në Bruksel.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha të mërkurën se në takimin e sotëm ndërmjet grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit ekonomik.Hoti, një ditë pasi Bashkimi Evropian konfirmoi takimin e 27...
Kosova ka hedhur një hap konkret drejt sigurimit të vaksinës së COVID-19 duke siguruar 300 mijë doza menjëherë sapo ajo të dalë, nëpërmjet OBSH dhe asosacionit GAVI.Mediat kosovare shkruajnë se zyrtarët e OBSH-së i kanë garantuar Kosovës vaksinim 20% të popullsisë për COVID-19 sapo të dalë vaksinë.Ministria...
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi.Kreu i shtetit malazez tha se po zhvillohet një “luftë mediatike dhe politike” kundër tij dhe partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), për ta vënë...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në takimin e së enjtes në Bruksel, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të diskutojnë për çështjet e bashkëpunimit ekonomik. Hoti i bëri komentet të mërkurën, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.Ai tha se ekziston një pajtim i përgjithshëm edhe me partnerët e...
Nga 35 deri në 2000 euro parashihen dënimet për ata që nuk i respektojnë vendimet për parandalimin e pandemisë në Kosovë. Këto dënime nga bazohen edhe në ligjin për pandeminë, i cili ka hyrë në fuqi sot.Me 500 euro gjobë dënohet personi që nuk e respekton vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe...
Për të dytën ditë radhazi janë shënuar 5 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 119 raste të reja teksa numri i të shëruarve ka qenë i lartë, rreth 300.Shkupi kishte thuajse gjysmën e rasteve të reja, 53, ndërkohë në qytetet e tjera dallohet Prilepi me 13 raste dhe...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të bëhen pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen në këtë shtet.Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Ahmeti ftoi qytetarët shqiptarë që të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë. Ai theksoi se...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë se përgatitjet për bisedimet me Kosovën zyrtare qw do tw zhvillohet në Uashington janë në zhvillim e sipër, porse ai nuk e di ende se cila do të jetë axhenda e takimitVuçiç tha se ka shumë njerëz në Serbi që...