Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, autorin e vrasjes së dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj, 30 dhe 48 vjeç, ndërsa la të plagosur vëllain e tretë, Shefqet Islamaj, 44 vjeç.
Gjatë seancës, avokati i autorit, i cili ishte punonjës i Policisë Ushtarake, ka deklaruar se gjatë konfliktit që nisi mes tyre, të cilët ishin fqinj, vëllezërit kanë dhunuar barbarisht autorin dhe prindërit e tij.
Sherri mes tyre ka nisur për kalimin e një betoniereje, pasi në banesën e tre vëllezërve po kryheshin punime në pjesën e murit rrethues.


