• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ATA ME KAPUÇ, DO T’I NDJEKIM KËMBA KËMBËS”/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos
Home
Politikë

“ATA ME KAPUÇ, DO T’I NDJEKIM KËMBA KËMBËS”/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

21 October, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Rama në një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë u shpreh se me sulmin ndaj degëve të sistemit bankar synuan të krijojnë një kaos në lidhje me funksionimin e sistemit financiar në vend.

“Shifrat e ekonomisë janë shumë inkarujuese për ne. Jemi vendi me rritjen më të madhe me gjithë rajonin tonë. Se në këtu krahasohemi, kemi qenë bishti i kavallit. Sot jemi aty-aty me ata që ishin shumë përpara nesh. Ekonomia nuk rritet me dhunë e gurë, por duke marrë përgjegjësitë e veta.

Ata që u turrën me gurë e zjarr te bankat me skenar djallëzor për të nxitur panik, kur të gjithë e dinë që në sportelet e bankave nuk ka asgjë për të marrë, kujtuan se u bë deti kos. Shkulnin automatet për të marrë para. Do të kthehen bankomatet një orë e më parë. Duke investuar në tekonoligji ne do të nisim deanonimizimin e atyre që dhunojnë.

Do t’i dallojmë edhe kur janë me kapuç, sepse do t’i ndjekim këmba-këmbës. Ky është një informacion për të gjithë ata që janë me dhunën në mend. Të largohen një orë e më parë. Do të shkojë fatura në familje për çdo gjë që bën një i mitur, e bëri Italia e Franca dhe do ta bëjmë edhe ne. Do të vendosim në një regjistër të veçantë të dhunshmit. Do tu mbyllim shumë aksese në mjetet e transportit.

Do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën edhe me vendet e BE për tu ndaluar aksesin të udhëtojnë. Dhuna nuk ka vend në Shqipëri. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi i argumenteve, rrugët e reja që na shërbyen në protestën e jashtëzakonshme në 2018-ën, që ishin studentë e pedagogë. Jo si këta që para se të jenë pedagogë, janë flamurtarë partie dhe thyejnë karriget te kryeministria”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë
Previous article 320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT