• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL/ Hoti: Takimi i së enjtes për cështje të bashkëpunimit ekonomik
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL/ Hoti: Takimi i së enjtes për cështje të bashkëpunimit ekonomik

26 August, 2020 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në takimin e së enjtes në Bruksel, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të diskutojnë për çështjet e bashkëpunimit ekonomik. Hoti i bëri komentet të mërkurën, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Ai tha se ekziston një pajtim i përgjithshëm edhe me partnerët e koalicionit brenda qeverisë, që Kosova e zhvillon dialogun për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Nesër (të enjten), diskutimet që bëhen në Bruksel, janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke. (Ato) adresuan në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve. Nesër, do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

Delegacionin e Kosovës pritet ta drejtojë koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni.

Ky takim do t’i paraprijë një takimi tjetër të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu në Bruksel.

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hoti tha se janë duke u bërë përgatitjet edhe për takimin në Uashington, i cili është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator, ndërmjet tij dhe presidentit serb, Vuçiq. Ftesën për këtë takim në Shtëpinë e Bardhë e ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brein, shkruan Rel.

Hoti tha se është duke u finalizuar delegacioni i Kosovës që do të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit, i cili delegacion do të kryesohet nga ai.

“Do të tentoj që në delegacion të përfshihen të gjithë, pa përjashtim, sepse kjo çështje është e rëndësisë së lartë shtetërore. Është një takim që ne e kemi pritur tash e sa kohë. Unë sot kam dërguar letra edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të Qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas edhe në takimin e ardhshëm, të paraparë për në fillim të shtatorit në Bruksel”, tha Hoti.

Ai shtoi se është i hapur që të krijojë një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike pa përjashtim, duke pasur parasysh, siç tha, rëndësinë e çështjes së dialogut, por duke mos i bartur kompetencat kushtetuese dhe duke i ushtruar ato ashtu siç janë të parapara në Kushtetutën e Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO ÇËSHTJE RREGULLOHET NGA..."/ Qeveria shqiptare reagon pas deklaratave të qeverisë greke mbi zgjerimin e kufijve detarë
Previous article VIDEOLAJM/ Merr FLAKË skafi në Vlorë, tymi "pushton" Triportin

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT