• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

21 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana raportohet se është qëlluar ditën e djeshme me plumba gome nga efektivë të policisë.

Ai ka marrë plagë të shumta në trup, duke u lënduar në pjesën e gjoksit, krahëve dhe shpinës. Gjatë protestës, policia ka qëlluar disa herë me plumba gome drejt protestuesve, duke u shkaktuar plagë në trup. Të rinjtë janë qëlluar në edhe në pjesën e ballit, qafës, gjoksit dhe pjesë tjera të trupit.

Pavarsisht se Protokolli i përdorimit të plumbave të gomës thekson se me to mund të qëllohet vetëm në distancë të largët dhe duke shënjestruar këmbët, efektivët tanë i kanë qëlluar protestuesit nga koka deri tek këmbët duke u rrezikuar jeten.

VIDEO

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu
Previous article "MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT