Shqiptarët përveç të tjerave, kanë një lloj afeksioni stinor për tema, fenomene apo emra të përveçëm të cilat na përfshijnë si pa kuptuar brenda një vorbulle të stërmadhe në formën e një debate kombëtar apo dalldisje kolektive, duke marë si pa kuptuar, edhe trajtën e një “mode” për tu ndjekur më pas nga të...
Pas 27 vjetësh, dalin në dritë dhe pranohet zyrtarisht dhe publikisht me gojën plot, nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit, e vërteta e hidhur e çështjes së pronave në përgjithësi dhe ajo tokave në bregdet, në veçanti. Artan Lame, drejtori i Agjensisë së Legalizimeve thotë se “pjesa më e madhe e territorit...
E hëna e 26 marsit 2018 do të mbahet ndoshta mend më gjatë se çe mendojmë sot, po të kemi parasysh se Shqipëria dhe Kosova, Tiranë dhe Prishtina kanë bërë dy dëbime në një ditë, të pamenduara më parë. Sigurisht nuk është rastësi që kanë qenë në të njëjtën ditë, pothuajse në të njëjtën kohë, pavarësisht...
Duhet të pranojmë se në Shqipëri, ekziston një kulturë, frymë apo një sport kombëtar nëse doni, i cili quhet antiopozitarizëm. Një fenomen që yshtet nga pushteti, ushqehet nga mediat pranë tyre dhe mbajet gjallë nga konformistët e përjetshëm. Derisa nis e vijon më pas si një diskutim apo debat kombëtar, për shkak se...
Bashkë me Ditën e Verës, ose siç shkruante dikur Faik Konica, "festën pagane të luleve" dhe ekuinoksin pranveror sipas astronomisë, ka filluar edhe një stinë tjetër në Shqipëri: Stina e vettingut! Ose e thënë më gjatë: Stina e pastrimit dhe ripërtëritjes së shtyllës më të kalbur të sistemit tonë, nga të gjithë...
Zërat që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës në Krye të PD, sa vijnë e shtohen dhe bëhen gjithnjë e më seriozë e autoritarë. Janë zëra themeluesish të Partisë Demokratike, drejtuesish dhe kontribuesish ndër vite, por edhe kundërshtarësh të Kryetarit aktual Lulzim Basha.A kemi të bëjmë me një nostalgji...
Klasës politike dhe shoqërisë kosovare i janë dashur plot tri vjet për të kuptuar ndoshta thelbin e ndryshimit mes sakrificave të panumërta në robëri, për tu disintegruar nga ish- Jugosllavia e për tu bërë një shtet i pavarur nga Serbia. Dhe përpjekjeve në liri, për tu integruar çdo ditë e më tepër, duke u bërë...
Ka një qajse interesante në aspektin psikologjik por jo vetëm, në lidhje me perceptimin e të njëjtit realitetit, në vende dhe kohë të ndryshme. Përshembull sa nuk kishim dalë për të lëvizur lirshëm e pa viza masivisht nëpër botë, dukeshim shumë të pakënaqur me perëndimin që “nuk po na fuste në Europë” dhe...
Pas disa javësh debati, akuzash, kundërakuzash, loje nervash, lojërave mediatike, publike dhe jo publike, Presidenti Ilir Meta ia dha më në fund autorizimin ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për fillimin e negociatave me Greqinë, për zgjidhjen e çështjeve që lidhem me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve...