Pasagjerët e një avioni të Ryanair, që po udhëtonte nga Manchesteri drejt Tiranës, kanë përjetuar momente ankthi pasi në tualetin e avionit janë gjetur mesazhe që paralajmëronin për praninë e një bombe.
Shkrimet në letrat e tualetit kanë ngritur dyshime për një kërcënim të mundshëm, duke shkaktuar alarm gjatë fluturimit.
Avioni është ulur në aeroportin e Rinasit, ku autoritetet kanë kryer kontrolle të imtësishme. Pas verifikimeve, policia ka konfirmuar se nuk është gjetur asnjë lëndë apo mjet shpërthyes dhe se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Rasti shënon herën e parë që vala e kërcënimeve me bombë ndaj avionëve apo aeroporteve prek edhe Shqipërinë. Fatmirësisht, edhe ky incident është mbyllur pa pasoja, pasi dyshimet për një bombë nuk janë konfirmuar.


