• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMET E QEVERISË/ Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin
Home
Breaking News

VENDIMET E QEVERISË/ Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin

20 November, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Qeveria ka propozuar krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një sistem të ri elektronik që synon të thjeshtojë procedurat për bizneset që operojnë në fushën e importit, eksportit dhe tranzitit.

Përmes kësaj platforme, operatorët ekonomikë do të kenë një pikë të vetme kontakti për dorëzimin e dokumentacionit, duke shmangur paraqitjen e përsëritur të të njëjtave dokumente pranë institucioneve të ndryshme.

Portali e-Albania parashikohet të shërbejë si ndërfaqja kryesore për bizneset, ndërsa informacioni dhe dokumentacioni mes institucioneve do të shkëmbehen në mënyrë elektronike. Lejet, licencat dhe autorizimet do të verifikohen automatikisht nga autoritetet përgjegjëse dhe do të jenë të aksesueshme nga Doganat pa pasur nevojë për dorëzim fizik nga subjektet.

Përgjegjësinë për administrimin e sistemit do ta ketë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndërsa AKSHI do të kujdeset për infrastrukturën teknike, mirëmbajtjen, sigurinë kibernetike dhe ndërlidhjen me institucionet e tjera.

Projektligji parashikon edhe ngritjen e një Komiteti Mbikëqyrës, ku do të përfshihen përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit, me qëllim ndjekjen dhe koordinimin e zbatimit të platformës.

Një tjetër objektiv është lidhja e ardhshme me sistemin evropian EU CSW-CERTEX, integrimi me të cilin parashikohet pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, deri në atë moment, zhvillimi i sistemit do të mbështetet në një plan kombëtar.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit, ministritë dhe institucionet përgjegjëse do të kenë një afat prej 12 muajsh për të përshtatur legjislacionin përkatës. Shërbimet e reja do të nisin pasi platforma të jetë ngritur dhe të jetë plotësisht funksionale.

Në të njëjtën paketë janë propozuar edhe ndryshime për tarifat e aplikimeve për licenca dhe autorizime në sektorin e artikujve piroteknikë dhe lëndëve plasëse për përdorim civil. Vlera e këtyre tarifave do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa të ardhurat nga tarifat për artikujt piroteknikë do të kalojnë në buxhetin e shtetit.

Projektligjet pritet të shqyrtohen dhe të votohen në Kuvend. Për rrjedhojë, ndryshimet e propozuara nuk kanë hyrë ende në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRE MUAJSH NËN MBIKËQYRJE NË BURGUN E DRENOVËS/ Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis
Previous article EKSTRADIM NË SHQIPËRI/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës

s.autor

Postime të ngjashme

PAS TRE MUAJSH NËN MBIKËQYRJE NË BURGUN E DRENOVËS/ Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis Aktualitet

PAS TRE MUAJSH NËN MBIKËQYRJE NË BURGUN E DRENOVËS/ Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis

EKSTRADIM NË SHQIPËRI/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës Aktualitet

EKSTRADIM NË SHQIPËRI/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje Aktualitet

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT