• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje
Home
Breaking News

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

19 November, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin Vladimir (Valmir) Kola, të akuzuar për vrasjen me paramendim, për motive hakmarrjeje, të shtetasit Briken Sanaj, në zonën e “Kodrës së Diellit” më 30 tetor 2022.

Ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes autorit të dyshuar dhe vëllait të viktimës.

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal të vitit 2022, Prokuroria vlerësoi se Kola e kishte planifikuar vrasjen për t’u hakmarrë për konfliktin e ndodhur vite më parë me shtetasin R.Sanaj, vëllain e viktimës.

Sipas hetimeve, pas krimit ai kishte ndërmarrë veprime për të shmangur gjurmimin, duke hyrë dhe dalë nga Shqipëria përmes Malit të Zi, si dhe duke blerë automjetin e përdorur në ngjarje pa kryer procedurat noteriale.

Përveç dënimit të autorit të dyshuar, Prokuroria ka kërkuar edhe burg për katër persona të tjerë, të akuzuar për moskallëzim krimi, përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Konkretisht, për shtetasit Gj.K. dhe K.A. është kërkuar përkatësisht dënimi me 3 dhe 2 vite burg. Sipas Prokurorisë, ata kishin dijeni për personin të cilit i kishin shitur automjetin e përdorur në vrasje, por nuk kishin kallëzuar identitetin e tij.

Për shtetasin E.H. është kërkuar dënimi me 5 vite burg, pasi dyshohet se ka pritur Vladimir Kolën në Mal të Zi, e ka përcjellë atë dhe i ka siguruar dhomën e hotelit dhe qëndrimin, duke e ndihmuar pas kryerjes së krimit.

Ndërsa për shtetasin Z.K. është kërkuar dënimi me 2 vite burg, pasi, sipas hetimeve, ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet ku Vladimir Kola kishte drekuar dhe kishte kryer blerjen e automjetit të përdorur në vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article "PLAS" SHERRI NË BURGUN E REÇIT/ Kush janë të dënuarit që u konfliktuan

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË BURGUN E REÇIT/ Kush janë të dënuarit që u konfliktuan Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË BURGUN E REÇIT/ Kush janë të dënuarit që u konfliktuan

ZBULOHEN 3 PLANTACIONE KANABISI NË BELGJIKË/ Arrestohen 6 shqiptarë! Sekuestrohet sasi e madhe droge Aktualitet

ZBULOHEN 3 PLANTACIONE KANABISI NË BELGJIKË/ Arrestohen 6 shqiptarë! Sekuestrohet sasi e madhe droge

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin Aktualitet

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT