• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSTRADIM NË SHQIPËRI/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSTRADIM NË SHQIPËRI/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës

20 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar dy kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës, duke mos pranuar pretendimet për azil dhe pezullimin e ekstradimit deri në përfundimin e një hetimi penal në Brazil.

Në vendimin e datës 11 nëntor 2026, të publikuar një ditë më vonë, gjykatësi Alexandre de Moraes argumenton se plotësimi i një formulari elektronik nuk përbën aplikim zyrtar për azil. Sipas tij, Mata nuk është paraqitur personalisht pranë Policisë Federale për të konfirmuar kërkesën, duke bërë që procedura të mos konsiderohet e përfunduar.

Gjykata nuk ka pranuar as kërkesën e avokatëve për të pezulluar ekstradimin deri në mbylljen e një hetimi penal që po zhvillohet në Gjykatën Federale të Sao Jose dos Campos. Në vendim theksohet se ekzistenca e hetimeve në Brazil nuk përbën pengesë ligjore për dorëzimin e tij te autoritetet shqiptare.

Kujtojmë se Gjykata Supreme kishte miratuar njëzëri kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës në gusht 2026. Vendimi u bë përfundimtar më 20 tetor, pasi u rrëzuan edhe ankimimet e mëparshme të mbrojtjes.

Me vendimin e fundit, gjykatësi Alexandre de Moraes ka urdhëruar njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në Brazil, ndërsa vijimi i procedurës i kalon tashmë autoriteteve ekzekutive të vendit.

Megjithatë, ekstradimi nuk është kryer ende, pasi mbetet në kompetencën diskrecionale të Presidentit të Brazilit dhe lidhet edhe me garancitë që duhet të ofrojë Shqipëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMET E QEVERISË/ Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin
Previous article ME FTESË TË KANCELARIT MERZ/ Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në ...

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMET E QEVERISË/ Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin Aktualitet

VENDIMET E QEVERISË/ Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje Aktualitet

VRASJA E BRIKEN SANAJT/ Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

"PLAS" SHERRI NË BURGUN E REÇIT/ Kush janë të dënuarit që u konfliktuan Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË BURGUN E REÇIT/ Kush janë të dënuarit që u konfliktuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT