• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur Europa duket, se më në fund na do!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur Europa duket, se më në fund na do!

20 March, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka një qajse interesante në aspektin psikologjik por jo vetëm, në lidhje me perceptimin e të njëjtit realitetit, në vende dhe kohë të ndryshme. Përshembull sa nuk kishim dalë për të lëvizur lirshëm e pa viza masivisht nëpër botë, dukeshim shumë të pakënaqur me perëndimin që “nuk po na fuste në Europë” dhe mendonim kolektivisht se qytetarët e tyre nuk është se kishin ndonjë gjë më tepër se ne, përpos fatit që kishin lindur në vendin e duhur.

Kur mbi dhjetë vjet më parë, kjo ëndërr u bë realitet dhe shqiptarët mund të lëvizin lirshëm nëpër të gjitha hapësirat e zonës Shengen por jo vetëm, sa më shumë udhëtonin, aq më të pakënaqur bëheshin. Sa më të pakënaqur ishin, aq më shumë kritikë bëheshin me veten, duke i dhënë gjithnjë e më shumë të drejtë perëndimit që nuk na qaste, se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”.

Kur donte dëshpërimisht aq shumë klasa jonë politike për nevojat e saj të brendshme, që të avanconim në procesin e integrimit, nuk donte Brukseli zyrtar dhe institucionet e tjera të Bashkimit Europian, të cilat as që e kishin në axhendë dhe as që e shihnin në horizontin e tyre, prespektivën europiane të Shqipërisë.

Kaluan vite e dekada, kaloi edhe një çerek shekulli nga rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Shqipëria nuk hyri që nuk hyri ndonjëherë në axhendën e zgjerimit të unionit.

Më 1995 në atë që në Bruksel njihet si zgjerimi i katërt kur u anëtarësuan Austria, Finlanda dhe Suedia, sigurisht që ne, jo e jo.

Në zgjerimin e pestë më 2004, kur plot 10 vende e kapërcyen sëbashku ylberin dhe u futën brenda hapësirës së përbashkët, jo e jo. Sepse edhe vetë kemi qenë ndoshta të vetëdijshëm se nuk mund të ishim në një tren me Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Slloveninë, Sllovakinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Qipron e Maltën.

Në zgjerimin e gjashtë, atë të 2007 me Bullgarinë dhe Rumaninë na dukej sikur e kishim humbur kot atë shans, ndoshta thjeshtë për shkak të gabimeve tona, sepse ishin dy vende të rajonit tonë me standarde të krahasueshme më shumë se të tjerat, me ato tonat. Por kur në zgjerimin e shtatë të 2013 Kroacia hyri e vetme në BE, atëherë e kuptuam se pritja jonë do të ishte shumë më e gjatë sesa e kishim menduar në fillimet e demokracisë, e ndoshta edhe nja 10 vite më pas.

Shqipëria ka qenë një kandidat zyrtar për aderim në BE që prej qershorit 2014 dhe është në axhendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm që pritet të jetë hera e tetë e zgjerimit të unionit. Nëse i rikthehesh kalendarit, Shqipëria aplikoi për anëtarësim në 28 prill të vitit 2009. Në tetor 2012, Komisioni rekomandoi se Shqipërisë do t’i garantohet statusi kandidat për në BE, pasi të plotësojë kushtet kryesore në reformimin e drejtësisë dhe administratës publike, si dhe të rishikimit të rregullave proceduriale të Parlamentit.

Në Bruskel më në fund u sinjalizua për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë këtë verë. Duke folur në Parlamentin Europian, shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini tha se pret që Komisioni Europian të japë një “rekomandim pa kushte” për hapjen e negociatave brenda “dy tre muajve të ardhshëm”. Ajo tha në mbledhje se kjo gjë do t’i hapë rrugën Këshillit, organi që përfaqëson shtetet anëtare, të fillojë bisedime formale “aty nga qershori”.

Ndërkohë që jemi më pranë se kurrë ëndrrës me Europë dhe me integrim dhe Brukseli është treguar këtë radhë më optimist se kurrë me mundësinë e Shqipërisë, në mediat shqiptare në Tiranë dhe në opinionin publik shqiptar ky lajm “de facto” i jashtëzakonshëm, ka kaluar në mënyrën më të zakonshme të mundshme.

Ka një arësye të fortë për këtë. E ajo lidhet me lodhjen e pafund të shqiptarëve me ëndrrën e tyre europiane. Ndaj, tani që Brukseli po pajtohen me ne, për herë të parë jemi aq indiferentë, aq të lodhur nga pritja dhe aq pak të interesuar, sa tani që më në fund do Europa, duket sikur nuk duan shqiptarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e mërkurë 21 mars 2018/ Ju që jeni çift, duhet të përfitoni patjetër nga...
Previous article MOTI/ E mërkurë 21 mars: Shi e dëborë në të gjithë Shqipërinë, ja zonat e rrezikuara (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT