Deri në mesditë, territori vijon me shira mesatarë dhe intensivë. Ndërsa pasditja përmirëson motin në të gjithë territorin por reshje të përkohshme shiu e dëbore mbeten prezente edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërisht me 2-3°C; më e ndjeshme rënia gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Europa
Ballkani dhe Europa Juglindore do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe reshje të shpeshta dëbore të shoqëruara nga stuhi të forta ere.
Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Perëndimore por Qendra dhe Verilindja do të ketë vranësira të shpeshta.