Këshilli i Ministrave ka shpallur “Qendër Historike” fshatin Dhërmi, duke miratuar planin e ri të administrimit dhe duke shfuqizuar vendimin e vitit 2016.Ky vendim ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për regjistrimin dhe publikimin e hartave në...
Në Durrës u çel ekspozita personale e piktorit Edmond Hysi, një nga emrat e njohur të artit pamor, i cili prezanton para publikut rreth 60 vepra në grafikë, mix media dhe akrilik.Screenshot
Ekspozita sjell një përmbledhje të krijimtarisë së artistit ndër vite, ku mbizotërojnë kompozimet abstrakte, monotipet, kolazhet...
Mijëra qytetarë dhe vizitorë morën pjesë në festën tradicionale të grurit, e organizuar në Fier me rastin e nisjes së sezonit të korrjeve.Atmosfera festive u shoqërua me gatime tradicionale, produkte vendase dhe një koncert me muzikë popullore, ku të pranishmit festuan simbolikisht ardhjen e “bukës së...
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, Gjergji Lala.Gjergj Lala, një aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi. Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “ Liri a Vdekje”.Prej vitesh ai ka jetuar në Itali ku është aktivizuar në filma dhe...
Nga: Eva KacanjaTakimi im me Fatbardhën nuk nisi në mënyrën e zakonshme. E njoha fillimisht përmes shkrimeve të saj në Facebook. Lexoja poezitë e saj dhe ndieja se pas atyre vargjeve fshihej një shpirt i ndjeshëm dhe i rrallë. Një natë pashë një ëndërr plot simbole, ku ishte pikërisht doktoreshë Bardha. Sapo u...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, një aktivitet që sjell së bashku artistë, kineastë dhe krijues nga vende të ndryshme të botës.Aktivitetet nisën në GAD Gallery, ku publiku pati mundësinë të ndjekë vepra të autorëve nga...
Galeria e re e artit “2 Botë”, e vendosur në Linzë, në rrëzë të Malit të Dajtit, hap dyert për publikun me ekspozitën kolektive “Avangardet”, një ngjarje që bashkon disa prej emrave më të rëndësishëm të artit pamor shqiptar.E kuruar nga Helidon Haliti, ekspozita sjell në një hapësirë të përbashkët...
Pas dy vitesh kërkimesh në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, si dhe në arkiva e biblioteka në Romë, Napoli dhe Venedik, studiuesi Vehbi Miftari ka realizuar studimin e parë të mirëfilltë tipografik mbi ekzemplarin e vetëm të njohur të Mesharit të Gjon Buzukut. Analiza është përqendruar te elementët fizikë të...
Pas një narrative thellësisht politike si “Enveriada”, Alfred Peza vjen me një qasje të re letrare, duke sjellë një roman që shkon përtej kufijve të zakonshëm të rrëfimit dhe prek realitete të ndërlikuara shoqërore e njerëzore.
“Diamanti”, me një stil të rrjedhshëm dhe ritëm të fortë artistik, vepra...