• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut
Home
Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

25 July, 2026 s.autor Kulturë

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, forumi më i rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore, zhvilloi javën që lamë pas sesionin e 48-të në Busan të Koresë së Jugut. Mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore u mblodhën për të diskutuar politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme.

Komiteti miratoi zgjerimin e madh të zonave të sheshta të baticës dhe zbaticës në Kore, katër rajone bregdetare kyçe për të forcuar mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe jetës detare të rrezikuara.

Të premten, Komiteti votoi pro për të shtuar sitin arkeologjik të Sebastia-s në Bregun Perëndimor verior dhe pesë fortesa në rajonin Jabal Amel të Libanit jugor në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Vendimi u mor sipas një procedure emergjente, me arsyetimin se vendet po prekeshin nga konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Palestinezët e cilësuan një arritje kombëtare, ndërsa izraelitët reaguan ashpër duke e përshkruar vendimin si “armatim politik të trashëgimisë kulturore” dhe një përpjekje për të shfrytëzuar UNESCO-n për qëllime diplomatike.

Punimeve të Komitetit iu bashkua delegacioni shqiptar, që mori vlerësimi për dokumentet e reja teknike dhe strategjike për Parkunb e Butrintit, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, su shpreh nga Koreja Zëvendësministrja Lira Pipa. “Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive me rëndësi të jashtëzakonshme”, u shpreh zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Lira Pipa.

Shqipëria prezantoi masat edhe për mbrojtjen e kësaj Liqenit të Ohrit, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban. Pjesëmarrja në këtë sesion forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar
Previous article I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

s.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT