Napoli ka dyfishuar rezultatin ndaj Genk dhe tashmë i afrohet kualifikimit në fazën tjetër. Sërish Milik, autor i dy golave.https://streamable.com/hd2zh
Napoli ka kaluar shumë shpejt në avantazh ndaj Genk, teksa ishte portieri i belgëve ai që ka gabuar rëndë duke tentuar driblim mes dy lojtarëve të Napolit dhe duke i dhënë Milik shansin për ta shtyrë topin në rrjetë.https://streamable.com/s5q1x
Atalanta do të luajë ditën e nesërme ndaj Shaktar Donjetskut, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.Ndeshja do të luhet në Ukrainë, dhe ekipi italian pritet të ketë edhe mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh, të cilët kanë udhëtuar nga Italia për të mbështetur ekipin e...
Mes zërave dhe përgënjeshtrimeve kanë kaluar shumë nga javët e fundit, por, me sa duket, çështja e shitjes së Milanit ka marrë nja aspekt serioz.“Louis Vuitton” është gati të investojë 1 miliard euro vetëm për të marrë nën zotërim 99,8 për qind të aksioneve të klubit milanez.Oferta fillimisht nuk u duk...
Milani arrin fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe të dytën radhazi në transfertë. Që prej muajit shtator, kur mundi Brescian me 31 gusht dhe Verona me 15 shtator, kuqezinjtë nuk fitonin dy ndeshje radhazi në kampionat.Në Bologna, djemtë e Piolit, edhe pse e nisën fort dhe gjetën dy gola me Piatek dhe Hernandez,...
Bologna ka gjetur golin e 2-3 pas penalltisë së akorduar me VAR nga arbitri, që fillimisht nuk e dha faull brenda zone. Sansone u prezantua te pika e bardhë dhe realizoi ndaj Donnarumma. Penalltia u fitua nga Orsolini, që u shty nga Hernandez.https://streamable.com/zdg29
Theo Hernandez sapo ka shkruar historinë e Milanit duke shënuar katër gola në Serie A në debutimin e tij në Itali. Kurrë më parë një mbrojtës krahu te Milani nuk kishte arritur që të ishte kaq produktiv në sezonin e tij të parë në Serie A. i paguar vetëm 20 mln euro te Real Madrid, francezi po mrekullon!
Sapo ka nisur pjesa e dytë, Milani menjëherë ka gjetur edhe golin e tretë, me Jack Bonaventura, i cili me një goditje nga jashtë zone ka gjetur këndin e portës duke ngritur peshë tifozët kuqezi pas porte. Milani kryeson 3-1.https://streamable.com/v4ohe
Milani pëson gol nga Bologna në momentin më të mirë, teksa Theo Hernandez ka qenë i pafat pasi ka devijuar në portën e tij topin që Denswil kishte goditur me kokë brenda zonës së rreptësisë. Rihapet gjithçka.https://streamable.com/gqc5v