Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleiman në Irak nga forcat amerikane ka ndikuar në politikat e sigurisë së vendeve evropiane si dhe tek pocia e vendit tonë.
Ditën e djeshme, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ardi Bita deklaroi për “AlpeNews” se “masat e sigurisë në vend meren në përputhje me vlerësimet e bëra nga institucionet përgjegjëse të vendit dhe të atyre partnere dhe aleate jashtë tij. Policia e shtetit dhe agjencitë e tjera të sigurisë janë në krye të detyrës dhe të gatshme për të plotësuar detyrat e tyre.
Gjenerali Qasem Soleiman ishte i njohur edhe për policinë Shqiptare. Vendimi për pranimin e 3 mijë muxhahedinëve në Shqipëri, të cilët u vendosën në zonën e Tiranës dhe Manzës e cila u vu në shenjestrëne gjeneralit iranian. Disa muaj më parë drejtori i policisë së Shqipërisë Ardi Veliu doli në një konferencë, për mediat ku foli për një celulë terrroriste të forcafe QUDS, e cila ishte zbuluar nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. (klikoni linkun)
Po çfarë janë Forcat QUDS që drejtoheshin nga gjenerali Qasem Soleimani:
Froca Quds, janë një njësi brenda Gardës Revolucionare Iraniane, e cila ka për mision të kryejë aktivitete spiunazhi dhe luftarake të fshehta dhe është përgjegjëse për operacionet e kryera nga Irani jashtë territorit të vet.
Komandanti i saj është Gjeneral Major Qasem Soleimani i cili u vra nga Amerika. Organizata është shpallur si terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 2007, duke i ndaluar çdo shtetasi amerikan të ketë kontakte me këtë organizatë. SHBA vendosi të fusë në listën e organizatave terroriste edhe Gardën Revolucionare Iraniane.
Sipas inteligjencës perëndimore, Frocat QUDS mbështesin aktorë “jo zyrtarë” aleatë të Iranit, si Hezbollah, Hamas dhe Xhihadistët Islamikë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, por edhe rebelët Huthi në Jemen dhe militantë të tjerë shiit në Irak, Siri dhe Afganistan.
Analistët e shërbimeve perëndimore nuk kanë dalë në një përfundim të madhësisë së saktë të Forcave Quds, por mendohet se numri i tyre shkon deri në 20 mijë. Komandanti i Forcave QUDS raporton vetëm te Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei.
Forcat QUDS janë krijuar gjatë luftës Iran-Irak, duke i ofruar fillimisht mbështetje kurdëve që luftonin kundër Saddam Hussein-it. Më pas nisën të zgjeronin aktivitetin e tyre edhe në vendet fqinje si Afganistani dhe dhjetëra vende të tjera.
Kujtojmë se disa muaj më parë, kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe nje zyrtar tjetër duke i akuzuar për shkelje të sigurisë kombetare. (klikoni linkun)
AlpeNews.al


